Korrje-shirjet në Drenas pritet të përfundojnë brenda dy javësh

15 korrik 2019 | 14:40

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjes, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar hapjen e kësaj fushate në këtë komunë.

Në njoftimin e kësaj komune, është bërë me dije se me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht është formuar komisionin i cili do të përcjell fushatën e korrje-shirjeve. Fushata e korrje-shirjeve pothuajse ka filluar në të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit.

Në territorin e Drenasit janë të mbjella 1 762 hektarë me grurë, ndërsa rendimentet këtë vit janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3 000 – 3 500 kilogramë për hektarë, ndërsa për elb 2 600 kilogramë për hektar. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda 14 ditësh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbledhur  të…