Kos, Ramës: Shpejtësia e Shqipërisë drejt BE-së është mbresëlënëse, vazhdoni me këtë ritëm

16 shtator 2025 | 11:02

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka inkurajuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, zyrtarja e lartë e BE-së ka vlerësuar se shpejtësia e Shqipërisë drejt BE-së është mbresëlënëse.

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon se mund të bëhet dhe BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv”, ka thënë ajo.

Sipas Kos, Shqipëria duhet të vazhdojë me këtë ritëm.

“Vazhdoni me këtë ritëm. Është e rëndësishme të nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur. Grupkapitulli që kemi çelur sot është “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Reforma që përmban është mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Transporti në këtë kapitull do të ndihmojë në përmirësimin e rrugëve dhe transportit. 91% e qytetarëve shqiptarë janë pro anëtarësimit në BE dhe janë shifrat më të larta nga vendet kandidate. Jemi një hap më pranë arritjes së qëllimit.”, është shprehur Kos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, po vazhdon dhe sot dëshminë e…