Kosnett: Nuk do të ketë president nga “zarfi”

27 tetor 2020 | 21:49

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës, duhet të jetë rezultat i marrëveshjes ndërpartiake dhe assesi një president nga “zarfi”.

Në një intervistë në Tv Dukagjini, Kosnett, tha se ai dhe asnjë kolegë i tij nuk janë të interesuar që të merren me problemin e postit të presidentit.

Ai tha se është viti 2020 dhe një formë e tillë nuk do të funksiononte. “Zero gjasa, nuk është puna ime, nuk kam as interesin më të skajshëm për të nxitur partitë për ndonjë president të caktuar dhe nuk mendoj që dikush nga kolegët e mi janë të interesuar për ta bërë këtë. Gjithashtu nuk mendoj që do të funksiononte sepse jemi në vitin 2020 dhe ideja që kosovarët dhe prijësit e tyre t’i përmbahen instruksioneve nga jashtë verbërisht”, tha ai.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve nëse nuk zgjidhet presidenti.

Ai tha se partitë duhet të veprojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të…