Kosnett: Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë ‘revolucion’ në ekonominë e Kosovës

27 gusht 2018 | 14:13

Philip Kosnett, i emëruar ambasador i SHBA-ve në Kosovë në fjalimin e tij që kishte në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë,  ka thënë se furnizimi jo i rregullt me energji elektrike i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollarë në vit.

Gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, Kosnett ka thënë se do të avokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme. “Furnizimi jo i rregullt i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollar në vit, ose afërsisht 6 për qind të GPD-së. Unë do të avokoj për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme. Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar Kosnett.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Strootman është futbollist i ri i skuadrës së Marseillet.…