Kosnetti për dialogun me Serbinë: Bota nuk mund të pres

22 shkurt 2021 | 21:38

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për emisionin ‘Pressing’ në T7, e ka rrokur edhe temën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Kurti po thotë se është prioriteti i katërt i platformës së qeverisjes së tij.

Kosnett, në intervistë, ka thënë se “bota nuk pret”, duke konsistuar në dhënien e prioritetit të dialogut me shtetin fqinj.

Ai ka marrë për referencë diskursin për përshpejtimin e dialogut mes dy vendeve nga një qeverisje e kaluar amerikane, pa ia përmendur emrin.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë gjatë 20 viteve të shkuara. Nuk ka pikë dyshimi në këtë. Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë – përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, ka deklaruar diplomati amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për Ivan Perisiqin…