Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID-in në vlerë prej 1.6 milionë dollarësh

06 maj 2021 | 15:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtoresha e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, kanë nënshkruar amandamentimin e marrëveshjes së grantit me USAID-in, ku Kosova do të përfitojë 1.6 milionë dollarë.

Osmani ka thënë se kjo marrëveshje e fuqizon përkushtimin e ShBA-së karshi Kosovës. “Nga kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Ambicia jonë është e qartë, ta bëjmë Kosovën vend llogaridhënës e mbikëqyrësh. Qëndrojmë pranë ShBA-së ashtu siç qëndron ajo me ne. Republikën e Kosovës do ta bëjmë ashtu siç duan ta shohin miqtë tanë”, ka thënë Osmani.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se në bazë të kësaj marrëveshje institucionet do të rrisin partneritetin me mediet dhe opozitën. Ai ka thënë se korrupsioni dhe papunësia janë shqetësime të përhershme të qytetarëve të Kosovës. “Mirëpres mundësinë për të punuar me Osmanin, Kurtin dhe të gjithë ministrat e tjerë që të përfshijmë të gjithë zërat e Kosovës”, është shprehur Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që nisi si një demonstratë paqësore në lidhje me…