Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

18 tetor 2020 | 08:42

Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi.

Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, që bëjë presion mbi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen, në të kundërtën, thotë ai, Kosova do marrë masa, pa treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale. Po ashtu ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Shkrimi i plotë në linkun poshtë:

https://www.evropaelire.org/a/kosova-serbia-marreveshja-cefta-/30898481.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, e ka publikuar…