Kosova, anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të BB-së dhe FMN-së

09 prill 2019 | 15:43

Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës (BB) Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votë të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Uashington DC.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jonjohëse. Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbehet nga deputete nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë Bord.

Kjo, është një arritje shumë e madhe për Kosovën dhe për Kuvendin e Kosovës.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër çerekfinale e…