Kosova angazhohet për të ndihmuar evakuimin e shtetasve të saj nga Afganistani

15 gusht 23:08

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim.

“Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, parë të marr sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur”.

“I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurtë të të gjithëve”, ka njoftuar MPJD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Klinë, në listën…