Kosova-Burkina Faso, ja deklarata e Challandes

27 mars 2018 | 13:10

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është gati për miqësoren e dytë në Francë, atë me Burkina Fason.

Përballjen me Burkina Fason, përzgjedhësi Bernard Challandes e konsideron si test të vështirë për Kosovën, teksa paralajmëroi edhe ndryshime në formacion

“Do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe dhe shumë më e vështirë se ajo ndaj Madakasgarit. Do të jetë një test i mirë për të provuar forcat tona me një ekip që është më lart në renditjen e FIFA-s. Po punojmë mirë dhe do të bëjmë disa ndryshime në formacion, por ende nuk kam vendosur”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics triumfoi ndaj Phoenix Suns në ndeshjen e radhës…