Kosova dhe Izraeli do të kenë linjë fluturimi Prishtinë -Tel Aviv

08 prill 14:51

Njohja nga Izraeli ka bërë që nga dy vendet të hapen shumë mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë.

Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael), bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael.

Disa javë më parë Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem. Kjo pasoi vetëm pak kohë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Leonora Çerreti, ka…