Kosova dhe Kroacia do të mësojnë gjuhën e njëra-tjetrës

18 maj 2018 | 14:30

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur të premten në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për mësimin e gjuhëve respektive, asaj kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në memorandumin e mirëkuptimit të vitit 2013.

Ministri Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq janë dakorduar që të angazhohen në krijimin e mundësive për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe një bashkëpunëtori apo ligjëruesi të gjuhës kroate në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Dovizioso ka arritur marrëveshjen me Ducatin për zgjatjen e…