Kosova dhe Malajzia diskutojnë për bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve

07 shtator 2022 | 11:23

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve.

Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit në mes odave të të dy vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve. “Kosova është vend i vogël por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, u shpreh në takim Rafuna.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të takimeve të përbashkëta, për harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve, me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Dua Lipës dhe Rita Orës është përfolur shpesh…