Kosova dhe Mali i Zi me memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës

28 tetor 2022 | 15:00

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se me ministrin për Investime Kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviq kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Aliu ka shkruar në “Facebook” se takimi ishte me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajnë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjnë përpara e t’i konkretizojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë në…