Kosova dhe Mali i Zi të gatshme për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
02 tetor 2023
| 15:35
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, pritën në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
Gjatë takimit u diskutua rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks të veçantë implementimin e planit bilateral, si dhe gjetja e formave të reja të bashkëpunimit.
Me këtë rast u theksua se “si dy shtete që përqafojmë të njëjtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, do të vazhdojmë bashkëpunimin mes nesh dhe angazhimin në këtë drejtim”.