Kosova dhe Metohija në zyrën e komisionerit evropian ku e priti Vuçiqin

16 korrik 2020 | 18:45

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit pak para kësaj është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në zyrën e të cilit është parë edhe libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” i një autori serb që si duket zyrtarit evropian ia ka bërë dhuratë Vuçiq.

Ky detaj mund të shihet edhe në fotografinë që e ka publikuar vet zyrtari i BE-së në “Twitter”.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër Covid-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional”, ka shkruar ai.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…