Haradinaj u bën thirrje liderëve shqiptarë në Maqedoni të bashkohen për qeverisjen e vendit

16 korrik 2020 | 18:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit.

Me këtë rast, ai ka vlerësuar kulturën politike dhe qytetare të treguar gjatë zgjedhjeve.

“Maqedonia Veriore përmbylli me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike dhe qytetarët, me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë. Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre.
Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë ka dal nga shtypi monografia "Trashëgimia islame në…