
Kosova dhe ShBA-ja vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim agjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin ka diskutuar për gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.
“Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta”, është thënë në njoftim.
Më tutje, në këtë njoftim është thënë se Maqedonci, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj gjeneral Osborn dhe përmes tij, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës.