Kosova dhe Shqipëria pajtohen për shkëmbim të profesorëve

10 qershor 2018 | 13:34

Rektorët e universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar të dielën në Prizren, në kuadër të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Nga ky takim pritet të dalin diskutime të rëndësishme dhe hapa që do të mund të bëjnë bashkë të dyja vendet, ndërkohë që janë dhënë premtime se do qohen para secili diskutim nga tryeza.

Përveç shkëmbimit të profesorëve, studentët e Kosovës dhe Shqipërisë pritet të mbajnë një kampus veror.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka deklaruar se nga takimi i fundit që kanë pasur ministrat e arsimit të të dyja vendeve janë pajtuar për disa tema të rëndësishme.

Ndërsa, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se ky takim i rektorëve do të shfrytëzohet për një arsim sa më cilësor. Ajo ka deklaruar se ka nevojë për shkëmbim profesorësh dhe studentësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Gashi, kryetar i gjertanishëm i AAK-së në Pejë, ka…