Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale

07 tetor 2025 | 12:00

Në kuadër të Forumit të katërt të kryeprokurorëve të përgjithshëm të Ballkanit, që po mbahet në Sofje, Bullgari, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe drejtorin e përgjithshëm të sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë zhvilluar një takim me prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela si dhe drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Erjon Shqarri.

Gjatë këtij takimi është riafirmuar angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

Palët janë pajtuar se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.

Në fund të takimit, u.d. kryeprokurori i Shtetit,  Besim Kelmendi, e ka ftuar për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, e cila vizitë do të realizohet së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjelbrim Halili, kandidati me numër 2 nga radhët e Aleancës…