Kosova duhet urgjentisht të ofertojë ide e koncepte për Asociacionin, ndryshe, atij “çmimi” do t’i ngritet edhe më tej!

07 gusht 2022 | 11:13

Shkruan: Fadil Maloku

1. Fakti dhe akti që qytetarë e dy komuniteteve, ende nuk e kanë saktësisht të qartë se çfarë në esencë nënkupton ideja dhe koncepti i Asociacionit (alias: Zajednicës) dëshmon më së miri se sa i manipulueshëm dhe sa paragjykues e stigmatizues është bërë ai. Në “sytë” e Beogradit (por, jo edhe qytetarëve serb të Kosovës) Asociacioni projektohet gjithnjë si një lloj “kali Troje”, përmes të cilit ai kurdo që dëshiron do të mund ta destabilizonte dhe kontestonte si shtetësinë ashtu edhe demokracinë e brishtê kosovare. Ndërkaq, në projeksionet dhe dioptrinë e Prishtinës dhe përgjithësisht politikës kosovare, Asociacioni që nga fillimi i trajtimit të tij si temë edhe si obligim shtetërorë (sepse, u nënshkrua më 2013, e u kurorëzua si obligim) u lansua dhe u projektua (duket qëllimisht!) si një lloj gogoli e rreziku cili jo vetëm që do e kërcënoj, lëndoj por, edhe dëmtoj e kontestoj shtetësinë e Kosovës, që u arrit me saktritica e viktima të shumta civile.

2. Të dy perceptimet (si ai i Beogradit ashtu edhe ai e Prishtines) që qëllimisht u liçencuan dhe dizajnuan nga politika, duket se kishin të njejtin qëllim. Ate të “mirëmbajtjes” së pushtetit! Vetëvendosja, duke e kontestuar ashpër dhe me zë voluminoz e tejet populist, arriti ta imponoj si temë e interesit nacional dhe t’i ndihmoj dukshëm edhe fitores në zgjedhjet e fundit nacionale. Partia e Vuçiqit, duke e mbajtur “online” këte tematikë, arriti ta mbaj pushtetin në dy mandate. Asociacioni edhe si koncept edhe si ide, në fakt më shumë është shndrru në mjet presioni politik (që po e ushtron Serbia mbi Kosoven), se sa mjet ekonomik (ku do të përfitonin të gjithë; edhe Beogradi edhe Prishtina, po më së shumti banorët lokal serb shqiptarë, etj.

3. Cila është zgjidhja? Zgjidhja praktike dhe pragmatike do merrete përkrahjen e duhur, sikur si Brukseli ashtu edhe Beogradi e Prishtina të ishin të interesuara të aranzhonin kompani transnacionale europiane (po pse jo edhe amerikane) që do investonin në Trepçë dhe në Ujmanë. Angazhimi i kompanive të tilla, psh. për 99 vite, do kishte domethënie interesante dhe atraktive; do neutralizohej turri i politikes serbe; do zhvillohej infrastrukturë e atillë ekonomike ndërkombëtar, ku edhe shteti i Kosovës (si pronar legal dhe legjitim) do përfitonte shumë; partive dhe shtetit të Kosoves do i hiqej një barrë e madhe politike dhe menagjuese; do dëshmohej kozmopolizmi dhe toleranca etnike fetare dhe politike e Kosoves (sepse, do punësoheshin si serb, ashtu edhe shqiptarë, turq, boshnjak e grupe tjera minore)…

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vatër zjarri është aktive në në kufirin midis Shqipërisë…