Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë

07 gusht 2022 | 11:08

Një vatër zjarri është aktive në në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e quajtur Piramida 17 në Kolonjë.

Zjarri është në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë, raporton TCh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varret e katër…