Kurti bën homazhe te katër dëshmorët e familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës

07 gusht 2022 | 11:03

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varret e katër dëshmorëve të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës.

Në 24-vjetorin e rënies së tyre, Kurti ka thënë se para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë.

“Në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24-vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla”.

“Para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë. Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike. Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur…