Kosova është gati për anëtarësim në Këshill të Evropës

28 shtator 2023 | 18:58

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz së bashku me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti, pritën në takim misionin faktmbledhës për vlerësimin e përputhshmërisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës, në përbërje: Sonia Sirtori – udhëheqëse e Sekretariatit të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokracisë – Këshilli i Evropës; Sia Spiliopoulou Akermark-Juriste Eminente -Këshilli i Evropës; Thomas Markert-Jurist Eminent – Këshilli i Evropës dhe Frank Power – udhëheqës i Zyrës në Prishtinë – Këshilli i Evropës.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ajo e falënderoi misionin faktmbledhës për punën e bërë duke theksuar se Kosova është gati dhe e përgatitur për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës.

Ministrja Gërvalla së bashku me zëvendësministrin Ahmeti, njëherit edhe Udhëheqës i Grupit Ndërinstitucional për anëtarësim në KE, si dhe me këshilltaren e jashtme Adelina Hasani e njoftuan delegacionin e Këshillit të Evropës në detaje lidhur me punën e institucioneve në harmonizimin dhe përputhshmërinë e rendit juridik të Republikës së Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës, duke theksuar progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, grupet e margjinalizuara siç janë martesat e gjinisë së njëjtë, dhuna në familje etj.

Në të gjitha indekset matëse të institucioneve kredibile ndërkombëtare, Kosova ka shënuar progres të madh.

Republika e Kosovës e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, ku përfituesit më të mëdhenj do të ishin të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Këshilli i Evropës do të jetë adresa më e mirë e tyre në trajtimin në rast të shkeljes se të drejtave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot eshtë mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Komunal të…