Kosova fiton pesë medalje në Kampionatin Ballkanik të Bodybuildingut

14 qershor 2021 | 13:03

Garuesit e Kosovës që morën pjesë në Kampionatin Ballkanik në Bodybulidng dhe Fitness kanë arritur që të kthehen me pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe dy të argjendta.

Në garën e zhvilluar në qytetin Dobreta – Turnu Severin të Rumanisë, gjatë kësaj fundjave, medaljen e artë për senior e fitoi Kushtrim Bajkraktari në kategorinë bodybuilding (– 80 kg), teksa i njëjti e ka fituar edhe kupën në kategorinë absolute njëkohësisht duke u shpallur “Garuesi më i mirë i kampionatit”.

Medalje të arta fituan edhe Granit Kuleta (-90) kg dhe Arton Koci në kategorinë “Classic”. Teksa medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20 të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”. Pjesëmarrjen e ekspeditës së Kosovës në Kampionatin Ballkanik e ka përkrahur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës duke dhënë në shfrytëzim veturën për udhëtim.

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

 

May be an image of 1 person, biceps, standing dhe E brendshme

May be an image of 3 njerëz, people standing, people bodybuilding dhe E brendshme

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia përballet sot me Sllovakinë nga ora 18:00  në stadiumin…