Kosova humb 171 milionë euro nga BE-ja, nuk i përmbushi kushtet ligjore
Si pasojë e mospërmbushjes së kushteve ligjore për të pranuar pagesa, Kosova nuk përfiton nga mbështetja prej 171 milionë eurosh e BE-së për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.
Me ketë rast sipas njohësve të ekonomisë, Kosova person humbje në tri segmente.
“Në energji, në infrastrukture dhe në sektor privat. Dhe normalisht qytetaret e Kosovës do të pësojnë pikërisht nga këto humbje investimesh, do të kenë energji më të shtrenjtë do të kenë logjistikë më të shtrenjtë dhe sigurisht do të ketë një sektor privat më fragjil dhe më pak konkurues. Pikërisht në kohën kur vendet e rajonit janë duke shku në linjë të drejtë me mundësitë që ofron BE-ja dhe kjo rrezikon të ulë konkurrueshmerinë rajonale të Kosovës. Mosratifikimi i marrëveshjes së fondeve dhe kredive është pikërisht përgjegjësi institucionale sepse buron pikërisht nga mungesa e kordinimit dhe vendimmarrjes politike”
Ukshini thotë se Kosova nuk humbë vetëm financiarisht me këtë rast.
“pasojat janë përtej humbjes financiare. BE rrezikon të humbë besueshmerinë që ka për Kosovën, sepse ajo ta ni mund të thotë që Kosova nuk ka nevojë për para, sepse këto janë para të akordume dhe ajo nuk ka arritur ti alookojë, Kosova nuk e ka problemin e mjeteve, e ka problemin e mungesës së kapaciteteve institucionale për ti përdorur paratë, në anën tjetër investitoret e huaj do ta vendosin Kosovën në një flamur të kuq nj vijë të kuqe dhe do ta vendosin në listën e fundit të investimeve sepse ata nuk duan ti rrezikojnë investimet e tyre në një vend i cili ka probleme të vazhdueshme është i paqëndrueshëm i paqartë në komunikim sidomos me partneret e tyre siç është BE-ja”
Të njëjtin mendim e ndanë edhe ekonomisti Jakup Ballaqa. Ai thotë se fajet për gjitha humbjet ekonomike i ka mos/stabiliteti politik në Kosovë.
” Kosova për shkaqe politike faktori politik mosformimi i institucioneve coftë parlamenti thjeshtë nuk është ska qenë përfituese se nuk i ka plotësuar kriteret ligjore… Kjo gjendje nuk bënë të ekzistojë më tutje, do të duhet të themelohet sa ma shpejtë institucionet qendrore, në këtë vit qe jemi mos të ndikojë që mjetet që janë të destinuara për Kosovën nga Institucione nderkombëtare financiare, komisione evropian dhe institucionet tjera që mos t’i përfitojë për arsye politik, faktorit të brendshem do te duhet stabilitet politik, sepse stabiliteti politik krijon edhe stabilitet ekonomik”
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa
2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.



