Kosova humbi ndeshjen e parë

09 korrik 2023 | 11:06

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.

Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë.

Priten paraqitje dukshëm më të mira të Kombëtares sonë në vazhdim të Evropianit në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Gjakovë, pasi…