Kosova ka mbi dy milionë përdorues të telefonisë mobile

03 shkurt 2020 | 18:04

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM3-2019) ka arritur në 2,100,218, përkatësisht për 2.46 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2018). Ndërsa krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2019 numri i përdoruesve është 11.96 për qind më i lartë (ose 224 381 përdorues).

Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rritje në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018). Penetrimi i shërbimeve të  telefonisë mobile tani është në nivelin 115.68 për qind në raport me numrin e popullsisë.

Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 3.12 për qind. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së, ku penetrimi sillet nga 10 për qind në rreth 40 për qind, respektivisht.

Në këtë periudhë, TM3 2019, është shënuar rënie e lehtë e parapaguesve për -1.88 për qind krahasuar me tremujorin paraprak dhe rënie në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 7.92 për qind. “Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2015 deri në TM3 2019 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehen ndryshimet në strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme për parapaguesit individualë në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në përmbledhjen e indikatorëve kryesorë të komunikimeve elektronike “pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike” për TM2-2019.

Numri i linjave të internetit me qasje fikse fikse brezgjerë deri në TM3 2019, i raportuar nga operatorët, shënon shifrën 352,659 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet  rritje prej  24,620 parapagues  apo  7.50 për qind në krahasim me TM2 2018, respektivisht një rritje më të theksuar prej parapaguesve apo 15.41 për qind në krahasim me periudhën TM3 2018.

Ndërsa penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 118.7 për qind, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 19.42 për qind.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM3 2019 ka arritur në 1,299,415 përdoruesish  e që shënon një rënie 33.20 për qind prej krahasuar me TM3 2018.

Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme, edhe pse në periudhën TM4 2016 është vërejtur një rënie e lehtë.

Në periudhën raportuese (TM3 2019) vërehet rritje e peneterimit për qasjen mobile dhe në atë fikse rritje e lehtë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e partive opozitare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës kanë…