Kosova ka nevojë për një qeveri të ndershme

29 tetor 2019 | 08:51

Politologu Belul Beqaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit më shumë është pasojë e zhgënjimit në politikën e ‘komandantëve të luftës’ që kanë qeverisur kohë pas kohe edhe me zyrtarët e ‘rezistencës paqësore politike’ sesa e besimit në koalicionin e ardhshëm.

Megjithatë, ai ka thënë se është ndryshim i vogël që ka krijuar shpresën e madhe.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të ndershme.

Sipas tij, kësaj qeverie do t’i falej çdo gjë përpos nëse sillet sikur qeveritë e mëparshme.

Beqaj shpreson se qeveria Kurti do të jetë e ndershme, kompetente dhe e krijuar në sajë të meritokracisë profesionale.

Por, sipas tij, problemi i parë do të jetë konsolidimi i suksesshëm i kabinetit qeveritar.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qen ushtarak amerikan që u plagos ndërsa po kërkonte…