KOSOVA LE TE RROJË!

14 nëntor 2020 | 20:12
(Sipas një tregimi të vërtetë kur isha në Kosovë- 1999)
Ylli Mece
Portën me shkelma e shqyen dhe ciflat e dërrasave,
u përplasën zhurmshëm mbi mur,
Ndërkohë që era furishëm, u fut pa pyetur askënd prej të ftohtit,
apo fytyrave të tyre të ftohta acar.
Shkjamortët, me sytë e ndezur zjarr dhe gjak lëshuar,
goditën me plumb të pafajshmen vogëlushe,
Qeshën me të madhe para nënës,
mes jargëve që u pikonin vrer.. te pragu aty e hapën një varr.
——-
Bastardët! U zgërdhinë sy skuqur egërsisht
tek përpëlitej dhe shpirtin akoma pa e dhënë, i’a goditën përsëri.
Nënës ia rrëmbyen nga dora dhe të vetmin djalë që mbeti
Me bajoneta e shpuan, duke nxjerrë sytë vajzës së vdekur fëmi
kulluar qelb e kërmë lëshuar ,prej të tyreve të pëgërave gojë
– Haji sytë e vajzës tënde! – i thanë
– Haji nëse ia do djalit jetën… jetën të shpëtojë!
Ne jemi këtu e do jemi përsëri!
——–
E mjera nënë e mjera, vendosi që djalin ta kish me jetë
mes lotësh me buzën dridhur kapërdiu sytë e vajzës pa përtypur
Ata qeshën të gjithë në kor bashkë me Arkanin
Jo! – thanë – Racë shqiptari s’ka për të mbetur!
E vranë dhe djalin e vranë te pragu i shtëpisë….
Por goditën dhe mbi vet Serbinë,
kështu dhe asaj i vendosën ditën e varrosjes,
njëkohësisht natën e saj të zisë!
——
Ajo nënë, sot endet nëpër Prishtinë, mbase dhe diku tjetër
marrosur dhe ndofta të gjithë e njohin.
Çfarë zemre të ketë vallë mbi kraharor?!
Sytë e vajzës i kam këtu! – (Tregon gjoksin e saj të fishkur).
Dhe ecën e marra kuturu
Ma vranë! …. Ma vranë e s’ma lanë të binte, me armë dëshmor!
Pa urrejtje dhe vetë dashuria është e fikur!
Pa urrejtje armikun a mund ta duroj?!!!
Nëse unë ngela pa fëmijë – KOSOVA LE TË RROJË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Reporterët pa Kufij” ka bërë thirrje për një hetim…