Kosova legalizon 246 armë

02 prill 2019 | 14:44

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e parë për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth armëve të vogla, armëve të lehta dhe eksplozivëve.

Këtë takim e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i cili tha se Republika e Kosovës po zbaton me sukses një fushatë legalizimi, e cila filloi më 17 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 17 qershor 2019.

Ai ka bërë me dije se 246 armë janë legalizuar nga 630 kërkesa sa janë bërë që kur ka nisur fushata për regjistrimin e armëve ilegale në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kosova po zbaton me sukses një fushatë legalizimi që filloi më 17 dhjetor 2018 dhe do zgjasë deri më 17 qershor 2019, që nga fillimi i fushatës janë marrë 630 kërkesa për legalizim të armëve, ndërsa janë lëshuar 246 pëlqime, 630 armë që ishin në posedim të paligjshëm tani janë në kontroll”, ka thënë zëvendësministri Zeka.

Ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të zbatojë udhërrëfyesin dhe planin e veprimit.

“Ne po punojmë më tej për harmonizimin e ligjeve përkatëse dhe harmonizimin e direktivave dhe rregulloreve të BE-së, për të cilat janë mbajtur punëtori për plotësim-ndryshimin e Ligjit për armët dhe Ligjit për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, municioneve dhe materialeve shpërthyese”, ka thënë Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka konfirmuar se Mauro Icardi…