Spalletti: Për ne më i vlefshëm është Icardi se Messi dhe Ronaldo

02 prill 2019 | 14:29

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka konfirmuar se Mauro Icardi është grumbulluar për ndeshjen ndaj Genoas, e cila zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Sipas Spallettit, Icardi për Interin është më i vlefshëm se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Mauro është grumbulluar për këtë ndeshje. Marota ka bërë një punë vendimtare. Ai bëri që palët të arrinin në një konfrontim real dhe jo virtual. Kjo gjë i jep mundësinë Icardit që të ndihmojë skuadrën. Skuadra, tifozëria dhe trajneri janë tre komponentë, të cilët kanë zemër, sy dhe veshë. Icardi vlen shumë për ne, më shumë se Messi me Ronaldon bashkë, por me paktin që të përfshihet brenda skuadrës dhe të djersijë. Nga kjo histori kemi dalë të gjithë humbur, askush nuk ka fituar. Le të rinisemi nga vendi i tretë dhe të arrijmë objektivin Champions me ndihmën e tifozëve tanë të jashtëzakonshëm. Do hasim vështirësi, por të bashkuar mund t’ia dalim. Icardi nuk është në gjendje të ndihmojë ekipin nga jashtë, por ta karikojë nga brenda”, ka thënë Spalletti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të 2 prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të…