Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Kampionat Botëror

26 qershor 2025 | 15:23

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë.

Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë. Letonia- Luksemburgu dhe Qipro-Turqia janë ndeshjet tjera të raundit të parë kualifikues për Botërorin që mbahet në vitin 2027 në Gjermani. Faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 zhvillohet në vjeshtë. Ndeshja në Britani të Madhe do të zhvillohet më 29 apo 30 tetor, ndërsa ndeshja në vendin tonë më 1 apo 2 nëntor.

Kombëtarja më e suksesshme avancon në raundin e dytë kualifikues. Të kujtojmë që Kosova është përballur me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimeve për Euro 2026.  Më 10 janar të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar me rezultat 30:22. Ndërkohë më 13 janar 2024 në Derby, “dardanët” fituan me rezultat 29:23. Me dy fitore, Kosova avancoi në fazën e dytë kualifikuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se klienti i tij, ambasadori…