Kosova mbyllet në fundjavë për mbrojtje nga pandemia

06 nëntor 2020 | 15:48

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente nga pandemia e Covid-19, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 si në vijim:

Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e Covid-19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Pezullohen paragrafët 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjes enorme të rasteve të reja me Covid, Instituti…