Kosova me dy boksierë në EUBC Cup
06 tetor 2023
| 15:22
Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një njoftimi ka bërë me dije se do të paraqitet me dy boksierë në “EUBC Cup” që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Boksierët Bashkim Bajoku (kategoria deri në 54 kilogramë) dhe Shpëtim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë) do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.
Ushtruesi i detyrës i selektorit, Musli Zymberi, ka paraqitur vetëm këta dy boksierë me përvojë për arsye të konkurrencës së fortë në këtë garë.
Pjesëmarrës në “EUBC Cup” janë 178 boksierë nga 33 shtete, si kampion olimpik, botëror e evropian, pasi që fondi i shpërblimeve i gjithë kësaj gare do të jetë rreth një milion euro.



