Nagelsmanni publikon listën e futbollistëve për ndeshjen debutuese
Mbrojtësi i Milanit, Malick Thiaw, është ndër lojtarët e thirrur për herë të parë në kombëtaren e parë gjermane të futbollit. Kjo është bërë e mundur falë trajnerit të ri të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Ish-trajneri i Bayern Munich zuri vendin, ashtu siç ndodhi në klubin bavarez, të të shkarkuarit Hansi Flick.
Mes të tjerëve të thirrur, duhet theksuar edhe prania e veteranit Mats Hummels të Borussia Dortmundit dhe Thomas Muller të Bayern Munich.
Një treshe tjetër mund të ketë shpresa për të bërë debutimin në kombëtaren e madhe gjermane në fillim të mandatit të Julian Nagelsmann si trajner.
Nagelsmann nominoi listën e parë të tij, në funksion të ndeshjes së ardhshme ndaj SHBA.
Kjo është lista e plotë e të thirrurve prej tij:
Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Bernd Leno (Fulham), Marc-Andre’ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt).
Mbrojtës: Robin Gosens (Union Berlin), Mats Hummels (Borussia Dortmund), David Raum (Leipzig), Antonio Ruediger (Real Madrid), Niklas Suele (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), Malick Thiaw (Milan).
Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Julian Brandt (Borussia Dortmund), Chris Führich (Stuttgart), Leon Goretzka (Bayern Munich), Pascal Gross (Brighton), Ilkay Gündogan (Barcelona), Jonas Hofmann (Bayer Leverkusen), Jos (Bayern Munich), Jamal Musiala (Bayern Munich), Leroy Sane’ (Bayern Munich), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen).
Sulmues: Kevin Behrens (Union Berlin), Niclas Füllkrug (Borussia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Thomas Müller (Bayern Munich).



