Kosova merr statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë

11 tetor 2018 | 15:14

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar se Kosova sot ka marrë statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë.

 Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një sukses i madh i diplomacisë së Kosovës.

 “Sukses i madh i diplomacisë tonë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Republika e Kosovës sapo u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë, që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB.  Faktorizimi i Kosovës në botë po shënon suksese. Falënderim për të gjithë anëtarët e MPJ që u angazhuan palodhshëm për këtë sukses të madh”, ka shkruar Pacolli.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur punimet për ndërtimin e kolektorit verior për trajtimin…