Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për evropian në pingpong

21 prill 2021 | 16:32

Është hedhur shorti për fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021. Shorti për këtë ngjarje është hedhur në të dyja konkurrencat, atë të meshkujve dhe të femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të jetë në grupin F, së bashku me Luksemburgun dhe Izraelin. Ndërsa në atë të femrave, rivalët e Kosovës do të jenë Kroacia, Finlanda dhe Ishujt Faroe, që garojnë në grupin A.

Kampionati Evropian i Pingpongut do të mbahet gjatë muajit shtator në Cluj Napoca të Romanisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron…