Kosova mposhtet edhe nga Italia

01 mars 2023 | 16:50

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar.

Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15. Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4. Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa e fundit ishte e barabartë. Por në fund Italia fitoi 7:6 dhe e fitoi ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 20:15. Loja e Kosovës megjithatë është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe më shumë pritet në dy ndeshjet e fundit. Të enjten pasdite, Kosova U17 luan me Tunizinë.

Ndërsa të premten e ka ndeshjen e fundit, sërish me Italinë. Këto dy ndeshje janë për plasman përfundimtar. Kampionati Mesdhetar po zhvillohet në Nafplio të Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i…