Kosova mposhtet sërish nga Bosnja

12 mars 2023 | 22:19

Lufta e madhe në mbrojtje nuk mjafton për të fituar pikë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Të dielën mbrëma, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll pësoi me rezultat 25:18.

Na kushtojnë gabimet e shumta në sulm, përkatësisht humbja e shumë gjuajtjeve nga pozita të mira. Nuk mjaftojnë as 15 pritjet e Haris Berishës.

Në pjesën e dytë jemi afruar deri në një gol, por pa mundur të dalim në avantazh.

Në eliminatoret për “Euro 2024” luajmë edhe dy ndeshje, në shtëpi me Malin e Zi dhe në udhëtim me Slloveninë.

FHK-ja falënderon shikuesit shqiptarë në palestër për përkrahjen dhe lojtarët për angazhimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 81:68…