​Kosova mposhti Afrikën e Jugut në Botërorin e tenisit

13 prill 2023 | 11:51

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Tenisit për ‘Billie Jean King Cup’, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Në ditën e tretë të këtij kampionati vajzat kosovare e mbaruan shkëlqyeshëm duke mposhtur Afrikën Jugore me rezultat 3:0, transmeton lajmi.net.

Tenistja Adrijana Lekaj ka fituar ndaj Marilouise Van Zyl me rezultat 6:1 6:4 në sete, kurse Arlinda Rushiti mposhti tenisten Suzanie Pretorius me rezultat 4:6 6:0 6:1

Ndërsa në çifte, dyshja Arlinda Rushiti / Adrijana Lekaj triumfuan ndaj dyshes Naledi Manyube / Marilouise Van Zyl, 7:5 2:6 6:3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka kërkuar nga  prokuroria…