Kosova mposhti Maqedoninë e Veriut

22 janar 2020 | 14:42

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll ka shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen për plasman përfundimtar në kuadër të turneut  “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2-2, ku golat për Kosovën i realizoi Luis Hoti, derisa në serinë e penalltive “dardanët” e rinj ishin më efikas se fqinjët e tyre, duke triumfuar 6-4. Kësisoj, Kosova u rendit e shtata, derisa këtë turne prestigjioz e fitoi vendi nikoqir, Turqia, që në finale e mundi Republikën e Koresë, me rezultat 2-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni nga Mitrovica, Agron Zeneli që operon në Gjermani e…