Kosova ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore 

13 prill 12:13

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën, në një mbledhje të qeverisë se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.

“Invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte agro-ushqimore në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kosova nuk ka nivel të lartë të eksportit.

Eksporti i mallrave “Made in Kosova” në muajin shkurt, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 65.2 milionë eurove, ndërsa importi vlerën e 414.7 milionë eurove.

Por, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka thënë se “eksporti i mallrave, sado i vogël të jetë, mund të rrezikojë furnizimin e popullatës në të ardhmen”.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vënë ndalesa në eksportin e mallrave të caktuara ushqimore.

Por disa ditë pas vendimit, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rinisin eksportet e grurit për vendet e nismës “Ballkani i Hapur” që përveç Serbisë, përfshin edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e…