Qeveria shkarkon Kujtim Gashin

13 prill 2022 | 12:12

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme e ka shkarkuar Kujtim Gashi, ish-kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.

Ministri Sveçla u shpreh se atij i ishte vazhduar mandate jashtëligjshëm nga “Qeveria Hoti”, më 22 janar 2020.

Vendimin e 22 janarit 2020 të qeverisë në të cilin zotri Kujtim Gashit i vazhdohet mandati si Drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë së Shoqërisë së Informacionit edhe për tre vjet . Kjo me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”.

Gashi i cili ishte në mandatin e tij të tretë sipas Sfeçlës, është shkelur Ligji për Shërbyesit civil pasi ky ligj e parasheh që një person të jetë vetëm për një mandate në krye të këtij Agjensioni.

“Ligji ka përcaktuar qartë që emërimi në pozitë të lartë bëhet për një mandate tre vjeçare dhe nuk parashihet një mandate i dytë rrjedhimisht një mandate të tretë”, ka thënë Sfecla.

Kujtim Gashin, i cili prej shtatë vjetësh e drejton Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit. Në dhjetor të 2013-s ishte zgjedhur në këtë pozitë, kur qeveria drejtohej nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i PDK-së.

Gashi ishte në këtë detyrë edhe më 2017-n, kur PDK-ja e kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Kamenicës. Nuk kishte mundur të zgjidhej, prandaj i ishte kthyer funksionit në Agjenci si drejtor i përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencia së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti,…