Rasti i Dick Martyt, drejtori i AKI-së nuk shkon për raportim, mbledhjen e bojkoton edhe LV-ja

13 prill 2022 | 12:07

Drejtori i Agjencia së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e kërkuar për raportim nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Është bërë me dije se Ajeti ishte ftuar për të raportuar në këtë komision, lidhur me çështjen e rastit të Dick Marty, i cili deklaroi ditë më parë se serbët e kanë kërcënuar me vrasje.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë para mediave se kjo mbledhje është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller, i intervistuar nga “Amazon Prime” pas barazimit fatal…