Muller: Nuk e merituam eliminimin

13 prill 2022 | 12:03

Thomas Muller, i intervistuar nga “Amazon Prime” pas barazimit fatal në shtëpi ndaj Villarrealit (1-1), thotë se gjiganti bavarez meritoi më shumë në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”. Skuadra spanjolle u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 2-1.

“Nëse do të llogaritej vetëm kjo lojë, pa e llogaritur atë të parën, do të duhej të kalonim ne tutje. Është e vështirë ta pranosh, nuk e di se çka të them. Është e dhimbshme të pësosh gol pas kësaj paraqitjeje. Me tifozët që na mbështetën, kemi shkuar përpara dhe kemi sulmuar që nga fillimi. Duhet të bëjmë më shumë përpara portës”, ka thënë Muller.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,…