Ancelotti: Ishte e vështirë, por Reali nuk dorëzohet kurrë

13 prill 2022 | 11:55

Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ani pse e humben ndeshjen e dytë me rezultat 2-3. “Mbretërit” janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se loja ishte e vështirë, por që se Reali nuk dorëzohet asnjëherë.

“E dinim se do të ishte e vështirë, por jo aq shumë sa doli të ishte. Kemi shkuar në 0-2 pa meritë, pasi mendoj se në pjesën e parë kemi luajtur mirë, duke mos rrezikuar shumë. Në një moment u gjendëm në 0-2 dhe më pas kualifikimi ishte në dyshim. Ishte sakrificë nga ana e të gjithëve. Shpirti i Realit është ky: nuk dorëzohemi kurrë dhe për këtë e morëm këtë shpërblim të madh, që është gjysmëfinalja”, ka thënë Ancelotti.

“Kur ndeshja u bë e barabartë, ambienti na ka ndihmuar. Goli për 1-3 ka qenë një goditje psikologjike përpara, më pas e kemi ndërtuar fitoren, respektivisht kualifikimin. Është e vërtetë që Reali është mësuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, jemi mjaft krenarë me këtë arritje”, ka shtuar Ancelotti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhomën e zhveshjes së Villarrealit pati festë të madhe…