Kosova në rrezik nga analfabetët funksionalë

24 gusht 2025 | 14:39

Shkruan: Astrit Gashi

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale. Për më shumë se gjashtë muaj, vendi ka mbetur pa institucione funksionale, duke treguar jo vetëm dështimin e individëve, por edhe mangësitë strukturore të një klase politike që e ka shndërruar shtetin në një karikaturë të vetvetes. Në këtë boshllëk, vendin e kanë marrë analfabetët funksionalë, të paaftë të kuptojnë realitetin, e aq më pak ta udhëheqin vendin.
Edhe pse kryetari i Kuvendit ende nuk është zgjedhur, propozimet që po dalin në votim tregojnë një tendencë shqetësuese. Nëse një prej kandidatëve nuk arrin të lexojë një tekst të thjeshtë, kjo nuk është thjesht problem personal, por degradim institucional. Nëse posti më i lartë i përfaqësimit shndërrohet në skenë talljeje, çfarë mesazhi i dërgojmë shoqërisë?

Edhe opozita nuk paraqet alternativë reale. Ajo është i njëjti mall si pozita, vetëm me paketim tjetër. Në Kosovë, asnjë parti nuk lind nga strukturat, nga vizioni apo nga programi por nga klanet. Klanet krijojnë liderë, hartojnë lista zgjedhore dhe kontrollojnë pushtetin. Ky sistem e ka kthyer politikën në shërbim të marrëveshjeve të fshehta, jo të qytetarëve, duke nxitur ikjen e qytetarëve nga vendi.
Në një vend ku meritokracia nuk ekziston dhe besnikëria ndaj klanit vlen më shumë se aftësia për të kuptuar realitetin, institucionet janë të destinuara të bien në duart e klaneve të nëntokës. Dhe kështu, Kosova mbetet në rrezik jo nga armiqtë e jashtëm, por nga analfabetët funksionalë që udhëheqin përmes klaneve.

Shoqëria sot mbetet pa zë dhe pa shpresë, derisa të thyen kokën diku…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar akuzon opozitën për…