Kosova në toponime

13 tetor 2021 | 13:28

QEMAL MURATI

 

Materiali onomastik të jep mundësi të depërtosh më thellë në të kaluarën sesa materiali që ofron gjuha e përgjithshme” – Albert Dauzat

“Toponimet e Kosovës japin të dhëna të vlefshme edhe për gjuhën e popullatës së këtij rajoni, për gjeografinë, arkeologjinë, historinë, psikologjinë, etnografinë, për gjendjen dhe karakterin e saj ndër shekuj. Nga ‘provincat onomastike’ të Kosovës, interes të posaçëm paraqet sidomos treva e malësisë së Rugovës, me 13 katunde të vogla, që ka krijuar dhe ruajtur një mal emërtimesh gjeografike që shënjojnë veçantitë ose tiparet natyrore të kësaj treve, vende e objekte karakteristike nga jeta dhe tradita e popullit”.

 Toponimia e Kosovës – gjuhë e lashtë e fosilizuar

 Toponomastika e Kosovës ka qenë objekt i hulumtimeve nga studiues dhe zelltarë të shumtë prej gati gjysmë shekulli, të cilët kanë hetuar e qëmtuar materiale toponomastike me vlerë nga të arealeve të këtij rajoni. Nga kjo fushë janë organizuar dy konferenca shkencore: Onomastika e Kosovës (1979) dhe Toponimia e Gjakovës me rrethinë (2002), të cilat me materialet e botuara hedhin dritë mbi të kaluarën dhe të tashmen e toponimisë dhe të antroponimisë së Kosovës. Për qasjen e thelluar serioze dhe akribinë shkencore, vepra që vlen të shquhen posaçërisht janë: Emrat e shqiptarëve në shek. XIII-XV në dritën e burimeve kishtare serbe (2014) dhe Kërkime onomastike historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës (2015) të onomasticienit Skënder Gashi. Janë botuar edhe disa vepra e monografi për vendbanime të ndryshme të Kosovës dhe është qëmtuar një material i pasur toponimik, por gjithsesi jo i plotë e sistematik, dhe në këtë punë mund të themi se nuk jemi as në gjysmë të rrugës. Ndërkaq, me toponiminë e Kosovës janë marrë edhe autorë serbë: Milenko FilipovićHas pod Paštrikom (1958), Atanasije Urošević, Toponimi Kosova (1975), Aleksandar Loma, Od Terande do Prizrena, Od Skadra do Šare. Toponomastika južne Metohije kao ogledalo njene daleke prošlosti (2004), Svetozar Stijović, Onomastika zapadnog dela Metohijskog (Pečkog) Podgora (1982); Staro Rugovo u svetlu onomastičkih podataka (1984), Zagorka VavićGros, Toponimi su čuvari našeg jezika (2014), këta të fundit kryesisht me objektiva propagandistike për të dëshmuar se serbët dhe gjuha serbe kanë qenë dominuese në Kosovë. Ç’është e vërteta, në Kosovë ka toponime serbe në numër të konsiderueshëm, siç është dhe vetë topiku Kosovë, porse ato në thelb reflektojnë gjurmë pushtimi e kolonizimi, jo gjurmë autoktoniciteti serb e parashqiptar në këto hapësira.

Mbi bazën e materialit të eksploruar toponomastik, të publikuar në revista e vepra të ndryshme, një pjesë të depozituar në Kartotekën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, si dhe të hulumtimeve të mia në këtë fushë e në terren, autori i këtij punimi ka ndërmarrë të hartonte veprën Fjalor toponomastik i Kosovës (me 33 mijë topoleksema, 2021), me mëtimin për të vënë një gur themeltar në fushën e leksikografisë toponomastike shqiptare, e përtej kësaj edhe të asaj ballkanike, dhe për t’u ofruar studiuesve një vepër referenciale që do t’u hynte në punë. Toponimet e këtij Fjalori japin të dhëna të vlefshme edhe për gjuhën e popullatës së këtij rajoni, për gjeografinë, arkeologjinë, historinë, psikologjinë, etnografinë, për gjendjen dhe karakterin e saj ndër shekuj. Nga “provincat onomastike” (term i linguistit kroat Radoslav Katičić) të Kosovës, interes të posaçëm paraqet sidomos treva e malësisë së Rugovës, me 13 katunde të vogla, që ka krijuar dhe ruajtur një mal emërtimesh gjeografike që shënjojnë veçantitë ose tiparet natyrore të kësaj treve, vende e objekte karakteristike nga jeta dhe tradita e popullit, si: Bjeshka e Shtjerrë, Lugu i Zanave, Lugu i Turrecit, Sheu i Qyqes, Sheu i Grave, Kodra Burrave (në këtë kodër mbanin kuvende burrat e fshatit), Livadhi i Nuses, Kërshi i Nuses, Qafa e Dasmorve, Qafa e Deshve, Qafa e Diellit, Kodra e Trimave, Livadhi i Gjakut, Vorret e Krushqve,Llazi i Mujit (trim i njohur nga rapsoditë popullore, që paska ardhur për ta kërkuar vëllain e tij të vdekur nëpër fshatrat e Rugovës), Vorret e Shehitve varre, ku më 1913 ushtria e kral Nikollës ka pushkatuar shumë rugovas, sepse nuk kanë pranuar ta ndërronin fenë e kombësinë e tyre (Krasniqi 1987: 139) etj. Toponimet, ndër të tjera, janë një burim i pashtershëm edhe për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe (khs. emra të lashtë të burimit vendës të shqipes që dalin të ruhen te toponimet: Bjeshkë, Gjytet, Gropë, Gurrë, Gjelbzinë/Gjelbinë, Gjollë, Karpë, Kroje, Lug, Mriz, Qafë, Rreth – shkëmb i madh që ka formën e rrethit, She, Shpat, Shpellë, Shulla, Troje, Tumë, Thore/, Butsinë, Thatinë, Kungë (kodër e shpluar me dhe e gurë).

Autori i Fjalorit toponomastik të Kosovës ka bërë përpjekje të mëdha e të mundimshme të hartojë një vepër me kritere shkencore, që të lërë gjurmë dhe t’u shërbejë të gjithë përdoruesve.Në këtë ndërmarrje kam zgjedhur mëtimin jo për të bërë një vepër të plotë e gjithëpërfshirëse, por dëshirën për të hulumtuar e për të vënë një gur themeli në ndërtesën e leksikografisë toponimike të Kosovës. Fjalori toponomastik në hapësirat shqiptare e ballkanike është shumëfish i përzier dhe në këtë truall jo gjithçka duhet parë sipas dëshirave vetjake: që çdo toponim nga shqiptarët të shihet me origjinë si puro shqipe, e nga serbët si puro serbe, sepse kështu rrëshqitet në diletantizëm. Në etimologji, kur hyjnë temperamentet, rezultatet janë të hiçta. Operimi me emrat gjeografikë nuk është i sigurt, aq më tepër kur nuk është i njohur kuptimi i tyre.(M. Garashanin).Vepra Fjalor toponomastik i Kosovës paraqet një kontribut të veçantë për historinë e gjuhës shqipe dhe për onomastikën – shqipe dhe ballkanike. Ky Fjalor do të jetë një instrument i rëndësishëm kryesisht për gjuhëtarët shqiptarë dhe, gjithashtu, mund të shërbejë edhe për disiplinat e tjera shkencore: gjeografinë, arkeologjinë, historinë, botanikën, zoologjinë etj.

Me zhvillimet dhe ndryshimet e fundit shoqërore që kanë ndodhur e po ndodhin kohët e fundit, në epokën e globalizimit, ka lëvizje (migrime) të popullsisë nga fshati në qytet, braktisje të fshatrave të tëra dhe imigrimi në kryeqytet (Prishtinë). Me këto procese do të ndodhë edhe harresa e toponimisë, shumë toponime do të zhduken, bjerren. Përderisa dikur hapeshin toka të reja pune (rrahe), kroje e burime ujore, shtegtohej në mal e vërri për ta siguruar ekzistencën e popullatës nga banorët rezidentë, dhe krijohej një emërtesë e tërë toponomastike që lidhej me ato vise, emërtohej çdo pëllëmbë toke, arash, livadhesh, bjeshkësh, gurësh, ujërash, vendesh të kultit etj., sot pothuajse po ndodh një proces i përkundërt, braktisja e vendbanimeve rurale. Burimet janë tharë, sepse nuk ka më njerëz në bjeshkë e male. Malet janë trashur, sepse kanë humbur të zotët, të cilët kanë tretur dhe sikur kanë harruar se e kanë një pronë atje. E me këtë dhe harresa dhe zhdukja e toponimisë sonë, e kujtesës historike ku kanë gjëllirë të parët tanë, e vlerave gjuhësore, etnologjike etj. Andaj dhe nevoja për hartimin e Fjalorit toponomastik të Kosovës është tepër e rëndësishme, sepse toponimet që rrojnë ende me pak shpirt në gojë të popullit, nesër, pasnesër mund të mos jenë më. Fjalori toponomastik i Kosovës ruan topoleksema që shënjojnë gjurmë të ndryshme të ngulimeve shqiptare të banimit (Gradina, Tuma, Troje), rrjedha ujore, male, shpate, kodra etj. me interes të posaçëm jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për historinë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

 Toponimia e vendbanimeve të fortifikuara kodrinore

Në Kosovë hasen edhe toponime të vendbanimeve të fortifikuara kodrinore, si: Gradinë, Gadinë, Gradishë, Gadishë, Gjytet, Çytetëz, Çukë, Sukë dhe Kala. Sipas vrojtimeve të arke­loges Edi Shukriu (Shukriu, 2011) toponimi Gradinë/Gadinë paraqitet më i hershëm dhe përkon me vendbanimet parahis­torike (Gradinat në Gadime të Epërme, Cernicë, Llapushnik, Vuçak, Hisar të Suharekës etj.). Gjithnjë sipas Shukriut, vendbanimet kodrinore të Kosovës me toponimin Gradinë përmbajnë shtresa kulturore parahistorike dhe se në atë kohë këto vendbanime ishin të mbrojtura me ledhe prej dheu mbi të cilat thurej gardhi. Ajo sjell në përfundim, në gjykimin e saj, se toponimi Gradinë ka për gurrë fjalën gardh, që nënkupton vendin e rrethuar me gardh dhe që ka për bazë rrënjën indoeuropiane. E më tej pohon se është më afër të vërtetës të mendohet se sllavët, ashtu si i mësuan nga banorët vendës toponimet Gjytet apo Kala nga trajta ilire/shqipe, ta kenë përvetësuar edhe toponimin më të lashtë Gradinë për vendbanimet parahistorike, të cilat nuk i kanë ndeshur fare, aq më pak rrethojat e tyre prej gardhi.

Gradina gjuhësisht nuk ka asfarë dyshimi që topikët Gradishë e Gradinë, aq të shpeshtë në toponiminë e Kosovës dhe në arealet e tjera shqiptare e ballkanike, khs. dhe Gradishtë – fshat i zonës së Dumresë, Gradishta – ara (Nerez, Shkup), Gradishte – ara (Govërlevë, Koliçan i Epërm, Setapetkë, Cërnavodë, Barovë – Shkup), janë të burimit serb, kjo si pasojë e pushtimeve të gjata e intensive serbe në këtë truall dhe të ndryshimit të emërtesës gjeografike, dhe nuk mund të lidhen me fjalën shqipe “gardh”. Linguisti Aleksandar Loma në veprën e tij Toponimija Banjske Hrisovulje (Beograd, 2013), topikun Gradištee nxjerr nga prasl. *gordi “vend ku ka pasur dikur fortesë, fortifikatë, rrënoja të kështjellës”, e që në periudhën e mëvonshme ky term u zëvendësua me sinonimin Gradina (Loma 2013: 67).

Një numër i madh i vendbanimeve kodrinore të Kosovës i takon antikës së vonë dhe mesjetës dhe këto mbajnë toponimet Gjytet, Çukë apo Kala. Toponimi Kala dëshmon shfrytëzimin e këtyre vendbanimeve gjatë mesjetës. Vështruar nga aspekti arkeologjik, toponimi Gjytet del më i vjetër krahasuar me toponimin Kala. Toponimi Kalajae Gjytetit, si në rastin e lokalitetit te Alba e Madhe (Jabllanicë e Madhe) apo Kodra e Gjytetit, në rastin e lokalitetit pranë Radacit, shtrojnë çështjen e toponimisë dhe të përmbajtjes strukturore të këtyre vendbanimeve (akropolet, infrastruktura etj.), që duhet të ishte rast studimeve të veçanta (Shukriu, 2011).

Gjy­teti- toponimet me emrin Gjytet kanë një shtrirje mjaft të gjerë në gjithë arealin e Kosovës: Gjyteti (Sibovc), Gjyteti (Zhilivodë), Gjyteti (Beçuk), Gjyteti (Shallc) – në fshatrat e Artakollit; Xhyteti – vend në perëndim të Strovcit, në kufi me Beçukun, afër Kishës Kronit t Etheve, dhe një tjetër në Smrekonicë, në kufi me Rashanin e Kutllovcin (Vushtrri); Gjyteti (Krilevë – Kamenicë), Gjyteti (Shalë – Drenicë); Gjyteti (Tushillë Drenicë); Gjyteti i Jerlive (Sllatinë Podujevë); Gjyteti – kodër (Marevc); Gjyteti (Radavc – Pejë); Gjyteti (Rashan – Shalë e Bajgorës); Çafa e Xhytets në bjeshkë të Sejnovës, në fshatin Jabllanica e Madhe të Pejës. Gjyteti – troje në kodër, në të janë themelet e kalasë me gurë gëlqerorë (Llapçevë Rahovec).Kjo topoleksemë është e përhapur edhe në vise të tjera të gjeografisë shqiptare, si: Gjyteti e Prroj Gjytetit (Tuhin – Kërçovë) etj. Topoleksema Gjytet ka kuptimin “kodër e ngritur, vend i ngritur, kala” dhe nuk mund të shpjegohet me apelativin “qytet” (nga lat. civitatem), “formim, civilizim”, sepse në ato vise paska pasur ndonjë qytet, sikurse përpiqen ta shpjegojnë disa (Zyberi 1972: 100). Është rrjedhesë e rom. ballk. cetate, citadela “kala, strehë, kështjellë”.

Toponime që shënjojnë gjurmë të vendbanimeve arkeologjike (nekropole, tuma, vendbanime shpellore)

 Arat e Gata – tarracë e gjerë në fshatin Nishor, afër Hisarit të Kërstecit, ku janë gjetur disa fragmente enësh prehistorike (Harta arkeologjike, 2006: 71).

Arrza – rrafshinë e pjerrët me sipërfaqe 5-6 ha, në perëndim të fshatit Ponoshec, afër ish-fermës së pularisë. Në pjesën fundore të kësaj rrafshine gjendet një tumë e plotë me dy tuma të dëmtuara, ndërsa pak më në perëndim edhe një tumë tjetër e dëmtuar (HAK 2006: 101).

Baja e Pejës – lokalitet 12 kilometra në veriperëndim të Pejës. Pranë këtij lokacioni janë zbuluar varre luksoze ilire (HAK 2006: 115).

Boka e Përçevës – në këtë vend në vitet ’70 ishin evidentuar 19 tuma. Nga ky nekropol në vitet 1973-1975 janë gërmuar 7 tuma (HAK 2006: 96).

Boka e Rakovinës – në pllajë e lartë afër fshatit Rakovinë të Gjakovës, ku janë konstatuar 7 tuma me përmasa të ndryshme (HAK 2006: 103).

Brigje – te ky vend, midis lagjes Mëzes të fshatit Drenoc dhe fshatit Carallukë të Malishevës, ruhen dy mbetje tumash ilire (HAK 2006: 101).

Gërgavica– masiv shkëmbor në shpatet lindore të gradishtës së Zatriçit, afër fshatit homonim (Zatriq – Rahovec). (HAK 2006: 58).

Gralishtë – te ky lokalitet është gjetur një vendbanim i tipit shpellor (HAK 2006: 123).

Guva e Vlashnjës – strehë shkëmbore e pikturuar. Streha e njohur me emrin Mrizi i Kobit gjendet në veri të fshatit Muradem, në krahun e djathtë të Bistricës, pranë bashkimit të saj me Drinin e Bardhë, në lartësinë mbidetare 351m. Guva e Vlashnjës përfaqëson vendin e kultit të banorëve të Vlashnjës dhe mund të datohet në harkun kohor nga neoliti i vonë deri në epokën e bronzit (HAK 2006: 67).

Hisari Kastërcit – tarracë shkëmbore, castrum i ndërtuar aty në periudhën romake (HAK 2006: 74).

Hisari Nashecit – përfaqëson vendbanimin klasik të fortifikuar me ledhe dheu të ruajtura mjaft mirë. Ndodhet mbi një tarracë kodrinore, midis fshatrave Gjonaj dhe Nashec, në krahun e majtë të Drinit të Bardhë, në lartësinë mbidetare 372m. (HAK 2006: 74).

Kodra e Vranocit – te ky lokalitet është gjetur një vendbanim arkeologjik kodrinor (HAK 2006: 123).

Ledina e Madhe – tarracë me lartësi mbidetare 491 m dhe sipërfaqe 4.3 ha, në jug të fshatit Pogragjë të Klinës. Në sipër­faqen e këtij vendbanimi është gjetur një sasi e konsiderue­shme fragmentesh qeramike të periudhës së neolitit të mesëm dhe të bronzit të hershëm dhe atij të vonë (HAK 2006: 82).

Ligata – te ky vend, pranë përroit të Çelës (Pagarushë-Malishevë), gjatë punimeve bujqësore të vitit 1997, janë zbuluar disa objekte metalike prej hekuri dhe bronzi, armë dhe stoli që i përkasin inventarit të dy a më shumë varreve të një tume ilire (HAK 2006: 120).

Livadhet e Egra – te ky vend, dy kodërza të vogla japin pamjen e përshtypjen e tumave (HAK 2006: 100).

Livadhet e Gjovit – në këtë lokalitet është gjetur një vendbanim i tipit shpellor (HAK 2006: 123).

Livadhet e Mdha – te ky vend në një fushë të sheshtë, në veri të fshatit Kushnin të Hasit të Prizrenit, në krahun e djathtë të lumit Deshticë, gjendet një nekropol i përbërë nga 7 tuma (HAK 2006: 105).

Livadhi i Keq – te ky lokalitet arkeologjik është gjetur një vendbanim tumular (HAK 2006: 124).

Lugu i Bezbetiçit – te ky vend gjendet një grup prej 4 tumash të vendosura njëra mbi tjetrën (HAK 2006: 102).

Lumnishtë – te ky lokalitet, në një nekropol tumular, është gjetur një heshtë (HAK 2006: 124).

Qyteza e Vogël – rrënoja të një kalaje midis fshatrave Mulliq dhe Batushë, në një varg të butë kodrinor. Ruan gjurmë të fortifikimit prehistorik në trajtë ledhi (HAK 2006: 86).

Rudina – në livadhet pranë këtij fshati të Gjakovës gjendet një fushë e madhe e tumulave prej 18 tumash (HAK 2006: 110).

Rrezet e Lladrocit – zabel dushku, midis fshatrave Tërpezë, Carallukë dhe Lladroc të Malishevës, në të cilin gjendet një grup i vogël i përbërë prej 4 tumash. Tumat janë vendosur në të dyja anët e rrugës së vjetër të Karizit, pjesë e rrugës së karvabeve, që lidhte Rrafshin e Dukagjinit (Gjakovën) me rrafshet e tjera (HAK 2006: 102).

Sarosh – te ky lokalitet, në vendin e quajtur Ara e Vades, u gjet një fragment sëpate neolitike, një shtypës sferik dhe disa fragmente enësh prehistorike (HAK 2006: 122).

Selishta – ndodhet pranë rrugës së fshatit Irzniq të Deçanit, ku gjendet një “gomurre” me diametër afër 20 m që, sa duket, i përket një tume (HAK 2006: 100).

Suka– kreshtë shkëmbore që ndodhet në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë – Deçan, në jug të fshatit Hereq. Prej aty mund të shihen gradinat e tjera dominuese të Rrafshit të Dukagjinit, si Suka e Cërmjanit, Suka e Jabllanicës, Gradishta e Zatriqit etj. (HAK 2006: 82).

Shpella e Demës – ndodhet disa metra mbi bregun e djathtë të Bistricës, afër Patrikanës së Pejës dhe përballë Shpellës së Zezë, në lartësinë mbidetare 563m. (HAK 2006: 64).

Shpella e Zezë (ose e Karamakazit) – gjendet në grykën e Rugovës në krahun e majtë të Bistricës së Pejës, në faqen shkëmbore të malit të Lipljes (Poklenës), pranë fshatit Levoshë (HAK 2006: 62).

Tumbat e Hamzë Agës – dy kodra shumë të mëdha natyrore në trajtë tumulash masive, në krahun e djathtë të rrugës që çon në rrethinën jugperëndimore të qytetit të Rahovecit, në vendin e quajtur Blato. Këtu, në vitin 1953, ka qenë gjetur një pitos masiv, që ruhet sot në qytetin e Rahovecit (HAK 2006: 80).

Vorret e Shkreta– tumë ilire, rreth 300 m në veri të rrugës Gjakovë – Raçe dhe 200 m në jug të lumit Erenik (HAK 2006: 100).

Zidinelokalitet arkeologjik, ku është gjetur një tumë e vetmuar (HAK 2006: 124). (Zidine – Prizren).

Topoleksema të një trashëgese të lashtë

Në nomenklaturën toponimike të Kosovës dalin të ruhen topoleksema të vjetra të shqipes, si: gjollë, karpë, shulla, bjeshkë, mriz, she etj.

Gjollë– rrasa guri ku kanë kripur bagëtinë. Në fshatin Shtrazë të Kaçanikut kemi regjistruar dhe topikun Muxholl,vend me rrasa ku kanë kripur bagëtinë.

Kodra Gjollaj lëndinë, vendi ku u hidhej kripë bagëtive (Koshutan – Rugovë). Ku ruhet emri i vjetër i fjalës kripë gjollë, lat. salis me ndërrim të hershëm të sgj, khs. dhe sll. sol.

Mali Gjollave – në këtë mal ka pasur disa gjolla ku u kanë qitur kripë bagëtive (Koshutan).

Roga Xhollave – rogë ku ka pasur gjollë (Kolovicë).

Karpashkëmbinj (Shajne – Opojë).

Shullani Kerrshit – thjerrishtë (Melnicë). Populli vendet që i zë më tepër dielli dhe jugu i ka emëruar Shulla (lat. solanum “diell”). Ky emër përdoret shumë në Shqipëri (Gorica 2009), në Kosovë dhe në Maqedoni.

Ledina Shullanit – lëndinë (Melnicë – Shala e Bajgorës).

Ara tu Bjeshka – shtrihen rrëzë malit të Kasmaçit (Krajovë – Drenas).

Sakaki Bjeshkës – nëpër këtë rrugë barteshin drurët dhe gurët për ndërtim nga bjeshka (Krajovë).

Mrizi Lugit Zabërgjës – mriz (Çabiq – Klinë). Lat. meridia – mesi i ditës, mesditë, kur bën shumë vapë dhe pushon bagëtia nën hije. Meriz (Kërçovë).

Mrizet e Sallkve – ara, mrize (Baicë – Drenas).

Shpati Mrizev – bregore me mrize (Krajovë).

Tu Mrizet n’Breg – mrize (Krajovë).

Sheu i Kronit Adem Nimanit – përrua që nuk shter gjatë gjithë vitit (Koshutan – Rugovë).

Sheu i Kronit Lush Bajramit – përrua (Koshutan).

Sheu i Lugit Bubit përroskë (Koshutan).

Toponime që shënjojnë gjurmë të vendbanimeve të zhdukura: tuma, troje, truallishta, katunishta, soishta

Tumakodërvarr (Mushtisht – Suharekë).

Tumakodrinë në të cilën janë zbuluar varreza (Mojstir – Istog).

Tuma (Ivajë – Kaçanik). Tuma(Kaçaniku i Vjetër).Tuma (Runjevë – Kaçanik). Tumat (Kotlinë – Kaçanik).

Tuma e Bajrakut – afër tumave ka gjurmë të materialit ndërtimor, si tjegulla, tulla, qeramika etj. (Runjevë).

Tuma e Bunarve (Runjevë).

Trojetkompleks arash midis lagjeve Halitaj e Fetahaj, dheu i të cilave dikur përdorej për të bërë tulla (Galicë – Vushtrri).

Trojetvende ku ka pasur shtëpi banimi (Vitak – Skenderaj).

Trojet e Gjenovizit (Koliq – Prishtinë).

Trojet – vend ku ekzistojnë gjurmë të një vendbanimi të lashtë (Zhilivodë – Vushtrri). Kështu quhet edhe një kompleks arash në Galicë në lagjen Haliti.

Trollisht – kompleks arash në perëndim të Akrashticës, në lagjen Karaça, afër varrezave (Akrashticë – Vushtrri).

Trollishtat – dikur vendbanim (për të cilën gjë dëshmojnë themelet e gërmadhat), kurse sot kompleks arash në Dubovc, mbi Ara d Gata (Dubovc – Vushtrri).

Trollishtat – dikur vendbanim (për të cilën gjë dëshmojnë themelet e gërmadhat), kurse sot kompleks arash në Dubovc, mbi Ara d Gata (Dubovc).

Katunishta (Muçibabë – Gjilan).

Selishtë/ seishtë/ soishtë – strumbull i një fshati të humbur; vend ku shtrihej një qendër banimi; fshat; kopsht ose arë e vogël afër shtëpisë, yrt (serb. selište “strumbull, një fshat i humbur”). Me topoleksemën selishtë janë krijuar shumë emërvende në hapësirat gjeografike shqiptare:

Selishta; Selishta e Madhe; Selishta e Vogël; Guri Selishtës (Hajkobillë – Prishtinë); Selishta(Kranidell – Kamenicë); Selishta (Manishinc – Novobërdë); Kodra Selishtës, Kroi Selishtës (Kranidell – Kamenicë); Kroni Selishtës (Marevc – Prishtinë); Selishta, lëndinë (Busi); Prroi Selishtës (Sedllar – Kamenicë); Prroni Selishtës (Marevc); Kroni Selishtës (Marevc); Selishtat (Busi – Prishtinë). Vorret e Selishtve (Kranidell); Selishta ara (Marevc).

Seishtat – ara afër trojeve të familjes së Terhanajve (Caravik). Vendbanim i vjetër (Shala e Bajgorës). Serb. selište “strumbull, një fshat i humbur”, tokë e punuar pranë shtëpisë; tokë pjellore (Deçan).

Seishta – ara afër trojeve (Zabërgjë).

Seishta– tokë pjellore (Drenoc – Deçan).

Seishtat– kompleks arash afër shtëpive të moçme të cilat nuk ekzistojnë më (Balaj – Ferizj).

Soishtat ara. N’arat e Soishtave – dikur janë quajtur Arat e Trojeve (Gërdovc – Podujevë).

 Toponime që shënjojnë gjurmë të vjetra të krishtera: kishë, prift, shenjt, varre katolike, antroponime të vjetra Gjin, Gjon

 Kisha– thuhet se është ndërtuar në rrafshinë të një are, por kur janë çuar në mëngjes, atë e kanë gjetur në breg, ku edhe sot shihen gjurmët e saj. Ky vend vizitohet prej serbëve në fund të çdo maji. Thuhet se shërben për shërimin e sëmundjeve nga sytë. Kjo është legjendë (Reçicë – Podujevë).

Vorret e Katalikve– varrezash të vjetra, në kuadër të varrezave të sotme. Janë të kthyera ndryshe dhe të mbuluara me ca rrasa gurësh të mëdhenj. Populli i ruajti me fanatizëm dhe i quajti Vorret e Moçme, Vorret e Vaktit t’Moçëm e dikush Vorret e Katalikve (Galicë).

Ara e Kishësarë (Gjurgjedell – Kaçanik).

Ara e Kishs – ndodhet afër rrënojave të një kishe. Sot ekzistojnë gjurmë e rrënoja themelesh të një vendbanimi të lashtë (Zhilivodë – Vushtrri).

Birat e Kishës – truall ku dikur ka pasur kishë (Smrekornicë – Vushtrri).

Guri i Kishës (Beg.). Guri i Kishës– (Kaçaniku i Vjetër).

Guri Kish’s – mes Vërbjanit dhe Kaçanikut të Vjetër (Vërban – Viti).

Gurt’ e Kishs – vend në jug të Zhilivodës me rrënoja muresh e gurësh, që dëshmojnë për ekzistimin aty të një kishe (Zhilivodë).

Kisha(Seçishtë – Kaçanik).

Kisha – vend afër fshatit ku ka pasur dikur kishë (Petreshticë – Lipjan).

Kisha – vend ku bashkohen Prroni Laknave me Prronin e Nermjecit (Dërvar – Vushtrri).

Kisha– vend ku dikur ka pasur kishë (Peçan – Suharekë).

Kisha Dushmanit – ndodhet në anën e epërme të Beçukut, afër Kodrës së Gradicës, nën Krue t’Kishs (Bec – Gjakovë).

Kisha e Glasitkishë(Koliq – Prisshtinë).

Kisha e Hajdukit – vend ku ka pasur dikur kishë (Velegllavë – Kamenicë).

Kisha e Kasës (Rekka – Kaçanik).

Kisha e Llugiçittopogërmadhë. Emërtuar sipas kishës së dikurshme me të njëjtin emër (Kërninë – Istog).

Kisha e Reçit– (Kaçaniku i Vjetër).

Kisha Gecit – në perëndim të Beçukut, në anën e poshtme të Shpatit d’Gecit.

Kisha Rrezhancës – vend ku ka pasur kishë (Gorancë – Kaçanik).

Kisha Vogël – ndodhet në Bajskë, në lagjen e Kllopanve, ku ka gjurmë të një kishe të vjetër. Aty janë rrënojat e kullës që ka qenë trekatëshe (Banjskë – Vushtrri).

Kodra e Kishës – kodër (Strazhë, Gjurgjedell – Kaçanik).

Kodra Kishs – kodër mbi Lŭg tKishs (Ceceli – Vushtrri).

Krojet e Kishëskroje, sipas një kishe që dikur gjendej aty afër (Suhogërrllë).

Kroni i Kishës krua (Begracë – Kaçanik).

Kroni Kishs – disa burime uji në shpatet e Çiçavicës. Njëri ndodhet në perëndim të Beçukut, aty ku ka qenë Kisha, e njohur si Xhytet; një në Dërvar, mbi Rrafshina; një në jug të Kollës, dhe tjetri në perëndim të shkollës së Shallcit, rrëzë Çiçavicës.

Livadhi i Kish’slivadh. Aty dikur gjendej një kishë e moçme shqiptare (Kaliçan – Istog).

Livadhi i Kishësnë vend janë zbuluar varreza të moçme, është gjetur edhe një pllakëstellë e vjetër në themelet e një muri prej gurit (Paldenicë – Kaçanik).

Lugi i Kishës(Broboniq – Mitrovicë). Lugi i Kishës (Dimcë – Kaçanik). Lugu i Kishs – aty janë rrënojat e një kishe (Strofc – Vushtrri). Lugu i Kishs – toponim që del në këto fshatra: në Dubovc, ngjitur me lagjen Manolli; në verilindje të Cecelisë, afër lagjes Perçuku; në perëndim të Strovcit; në Shallc, rrëzë Çiçavicës, në perëndim të shkollës, dhe një tjetër në jug të Kollës. Quhen sipas themeleve të kishave që kanë qenë aty pranë.

Mullini Kishs (Te) – lëndina që ndodhet përreth Mullinit tKishs (Beçuk – Vushtrri).

Llaza Kishës – mal i prerë (Petreshticë).

Prroni Kishs – përrua në jug të Kollës, afër rrënojave të kishës së dikurshme të fshatit (Kollë). Prroni Kishës (Paldenicë – Kaçanik).

Roga e Kishs – ndodhet nën Krue t’Dushmanit, (Bec – Gjakovë).

Shpati i Kishës(Kaçaniku i Vjetër). Shpati Kishs – ndodhet në anën jugore të Kollës (Vushtrri), pranë një kishe të dikurshme, sipas së cilës quhet ky shpat.

Tri Kishat – në anën e sipërme të Dërvarit, në mal të Çiçavicës, aty ku bashkohet Prroni Nërmjetit me Prronin e Laknave.

Shënim. Topikun Te Kisha e hasim gati në çdo vendbanim të Kosovës.

Vorret e Kish’s – varre të moçme, të pagjurmuara, afër kishës së fshatit (Karvasar – Malishevë).

Gjinovishta – ara përreth kishës (Reçan – Suharekë).

Gropa n’Qafë t’Gjonit – gropë (Pepiq – Rugovë).

Priftja – një nga lagjet e sotme të Blaçit (Opojë). Nuk emërtohet si mëhallë pasi më herët ka pasur territor të ndarë nga dy lagjet e tjera të Blaçit dhe është konsideruar si fshat më vete. Kjo lagje ka territor të ndarë nga dy lagjet e tjera. Pleqtë i tregojnë kufijtë e kullotave, të maleve, të ujërave e të të drejtës së shfrytëzimit të tyre në raport me dy lagjet e tjera që nuk kanë kufij të tillë mes vete.

Guri Priftos (Guri Rados) – pjesa e shkëmbit gëlqeror që i rri prapa Priftos (Blaç).

Gurra e Priftës-burim (Blaç).

Kodra e Priftit – disa i thonë edhe Kodra e Priftavit, Prishtavit (Smrekornicë).

Lithia Priftos – pjesë me dru lajthie nga Priftja në kufij me Zaplluxhën. Parcelë që i ndan varrezat e Zaplluxhës me pronat e priftjanve (Blaç).

Ogradot e Priftos – livadhet e Priftos të rrethuara me gardh. Pjesë livadhesh të veçanta afër kësaj mëhalle (Blaç).

Kroni i Shëjtitkrua në bjeshkët e fshatit. Sipas banorëve, në kohë të largëta, aty shpesh pinte ujë dhe kryente lutjet e tij një shenjtor (Uçë – Istog).

Mund të jetë një imazh i 1 person

Topoleksema që shënjojnë varre: profetësh, shenjtorësh, kulti, legjendare, sëmundjesh (hasallëkut, murtajës), fëmijësh, kafshësh (kalit, ujkut, xhave)

Vorri i Krishtitnë majë të bjeshkës në Pashtrik. Është vend kulti, festa e shndërrimit të Zotit që festohet më 6 gusht. Bëhet pelegrinazh për të gjithë besimtarët nga 6 apo edhe nga 1 gushti deri më 15 gusht, kur është Dita e festës së Shën Mërisë së Madhen që është padrone e Kishës në Zym, ku ktheheshin të gjithë shtegtarët për ta kremtuar në Zym. Dikur bëhej tubimi i tre besimeve shqiptare dhe pelegrinazhi zgjaste tri javë 12 gusht dhe e frekuentonin besimtarët nga i gjithë rajoni i Dukagjinit. Në atë vend kulti shtegtarët zienin hallvë, thernin kurbanë: desh, lopë, qe, buaj. Gratë beronja (pa fëmijë) merrnin nga pak gjak në shami apo në marhamë për ta bartur në shtëpi për të bërë ceremonitë sipas adeteve të veta. Njëkohësisht gratë fertile përbiheshin përmes një rrethi apo murane të shpuar me qëllim të shtimit të familjes. Disa merrnin guralecë, i fusnin në gji, i dërgonin në shtëpi, i vendosnin në pocerkë me ujë. Ujin e pinin si “ujë magjik” për shërimin e sëmundjeve (Karashëngjergj – Has).

Vorri Çikës – varr tek i cili shkojnë banorët për shërimin e disa sëmundjeve (Grabanicë – Klinë).

Vorri Asman Markit – s’dihet kush ishte Asman Marku, as kur u vra. Populli e quan shehit. Kur i dhemb dikujt zemra, nëse e kapërcen atë varr, i men (Panorc – Malishevë).

Vorret e Thmive – banorët e lagjes së Hasanajve i varrosin fëmijët e porsalindur ose që vdisnin pa i mbushur një muaj (Makresh i Poshtëm – Novobërdë, Shtupeq i Madh – Pejë).

Vorret e Krushçve – këtë toponim pothuajse e gjen në çdo fshat, e që ka vetëm legjenda. Ku aty janë ndeshur dy palë krushq, në mungesë guximi për t’ia liruar rrugën njëri-tjetrit, kanë filluar zënkat e që janë vrarë të gjithë. Në bazë të miteve e legjendave, në të kaluarën lirimi i rrugës nënkuptonte përulje dhe nënçmim. Dëshmi për këto varre ka qenë më se 20 ari, por gurtë që kanë qëndruar janë larguar dhe ajo tokë është shndërruar në tokë pjellore e kjo gjë ka ndodhur për shkak të moskujdesit nga njerëzit që kjo gjë të mos ruhet (Zotaj).

Vorret e Zanave – varre (Kijevë – Malishevë).

Vorret e Hasallakit – thonë se janë varre të moçme. Hasallak populli e quan një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, dikur (Maznik – Gjakovë).

Vorret e Murtajsgjenden te shtëpia e Dan Reshës (Kopiliq – Skenderaj).

Vorret e Murtajs – janë dy varre në mes të arave, thonë nga koha e murtajës (Ll.).

Vorret e Kuale – lëndinë ku janë groposur kuajt (Dedi – Shala e Bajgorës).

Vorri i Ukut – vend ku është vrarë edhe është groposur një ujk (Dedi).

Vorret e Xhave – gropë ku kanë hedhur kafshët e ngordhura (Poturovc – Lipjan, Nekovc – Drenas, Shashkoc – Prishtinë).

 Emra të rëndomtë shqip të përdorur si emra gjeografikë

 Në leksikun toponomastik shqiptar janë ruajtur fjalë të cilat në leksikun e përgjithshëm janë bjerrë ose kanë ndërruar formën e kuptimin. Kjo ngaqë, siç shprehet Radoslav Katiçiç: Onomastika është një sistem relativisht i pavarur nga pjesa tjetër e gjuhës, pra është më e ngurosur dhe i ka ligjet e veta.

Në fjalësin e vet toponomastik secila gjuhë ka disa emërtime gjeografike të mëvetësishme, tipike vetëm për atë gjuhë. Ato mund të jenë ose fjalë të veçanta, të cilat gjenden në gjuhën përkatëse si terma gjeografikë, ose disa zhvillime të veçanta fonetike, karakteristike vetëm për gjuhën e dhënë (Vladimir Georgiev). Të tilla emërtime gjeografike ruajnë edhe shqiptarët e Kosovës. Në këtë truall dalin këtu topikë të tjerë të mëvetë­sishëm, si:

Trojet – ka gjurmë të trojeve të vjetra (Kleçkë – Lipjan).

Gjyteti-vend kodrinor në bjeshkë (Smrekornicë).

Gjytetat – suka (Malishevë).

Saricat e Kralanit – kodër që e rrok dielli, mal, afër fshatit Kralan (Jabllanicë Gjakovë).

Në Gorozhup të Hasit të Prizrenit kemi regjistruar të përdoret një fjalë të rrallë Rreth për “shkëmb”:

Rrethi – shkëmb i madh që ka formën e rrethit (Gorozhup, Hasi i Prizrenit).

Rrethi Katruthit– shkëmb i madh (Gorozhup).

Rrethi Livadhit Gjinit– shkëmb si rreth (Gorozhup).

Rrethi Madhshkëmb i madh, i lartë 2030 metra, i gjatë 500 metra (Gorozhup).

Rrethi Saziut– gur i madh me birë, sipas emrit personal Sazi, ku shkojnë njerëzit për kurim (Mazrrek, Nashec).

Nga terminologjia e terrenit dalin të përdoren topoleksema të nduarnduarshme:

Lëkërsh – lloj guri që përdoret për të shkrepur me unur, për t’u ndezur eshka. Humbi lopa te Guri Lëkërsh (Junik Deçan).

Gavër “zgavër”: Gavrat e Ukit – zgavër (Gorozhup – Hasi i Prizrenit); Gavra e Gaxhëszgavër në shkëmb(Blaç, Opojë).

Tulavinë – tokë pjellore, me tul. Ish toka tulavinë (Gorozhup).

Duldufiburim uji me forcë të madhe, curril (Zym, Hasi i Prizrenit).

Gushisht– vend i ngushtë me burime uji (Gjonaj, Hasi i Pri­z­re­nit).

Leçe – udhë zigzage në bjeshkë nëpër të cilën kalojnë kafshët, në anë të Deçanit e hasim të toponimizuar si Leçja e Love (Lopëve).

Trunaj – “pjesë e pyllit në bjeshkë, me trungje drunjsh të dendur që ka aty-këtu edhe shkëmbinj”, po në arealin e Deçanit e gjejmë të toponimizuar Trunaja Arushs (vend ku rrinë arushat). Kurse nga dushkajë “pyll me drunj dushku” është krijuar topiku Dushkaja trevë në të cilën shtrihen rreth 15 fshatra.

Vathtu-vend i vathave, me shumë vatha (Shtrazë – Kaçanik).

Në fshatin Kopiliq të Skenderajt del të përdoret topiku Fusha Gjelbinave – sigurisht vende që mbajnë ujë të njelmët.

Po në këtë fshat hasim dhe Kungullari i Smajlit – mal, dhe Vorret e Kungullarit (Kajtazi 1968: 820), ku del të ruhet si duket një antroponim Kungullar, që e hasim dhe si mbiemër familjar te maqedonasit Kunguloski.

Fjalori toponomastik i Kosovës përfshin një lëndë të pasur të emërvendeve që i kanë krijuar shqiptarët në rrymë të moteve në këto hapësira të vendbanimeve të tyre historike.

Shqiptarët kanë lënë gjurmët e tyre edhe tek emërtesa llatin: Vorret Llatine, Kishat Llatine, Rrahi i Llatinitetj., ku përcaktori llatin është sinonim i shqiptarit katolik.

Skërrka – skurrjel (ujëvarë e vogël) e ujit. Ka në të shelgje (rakita) që fshatarët i përdornin për të thurur sepeta (Llapçevë – Rahovec).

Emrat Gegë e Toskë në toponiminë e Kosovës

Fjalë të përhapura në sferën e toponimisë së Kosovës janë dhe emrat Gegë e Toskë:

Gega – emër vendi në fshatin Dobratin të Podujevës, në të cilin ka gjurmë të vendbanimit të vjetër – themele, qeramikë etj.

Gegaj – livadh (Dobratin, Podujevë).

Ahishta Geg’s – sipas një banorit të vjetër Gegë (Divjakë – Lipjan).

Arat e Gegiçve – (Karaçevë – Kamenicë).

Kroni Geg’s – krua (Divlakë Lipjan).

Livadhi Mal Geg’s – livadh (Drenovc, Deçan).

Livadhi i Abaz Gegës – livadh (Dedi – Shala e Bajgorës).

Stani Gegs(Planejë, Hasi i Prizrenit).

Kodra Përgeg’s arë dhe kodër dikur ka qenë pronë e familjes Përgegaj të Doblibares (Vraniq, Gjakovë).

Kërrshi i Xhongeg’s-shkëmb në bjeshkët e fshatit (Kaliçan – Istog).

Zallinat e Përgeg’s – livadhe, pronë e një Pren Gegës (Doblibare, Gjakovë).

Lugu i Geg’s-luginë (Melnicë, Shalë e Bajgorës).

Vorret e Gegoviçe(Bistricë e Shalës).

Gliša Elezović në fjalorin e tij Rečnik Kosovsko Metohijskog dijalekta (Beograd, 1932) shënon Gegullovci – emër fshati që del të regjistrohet te Katastigu i Deviçit (Devički Katastig) më 1764, në rrethinën e Kamenicës edhe Gogolovci Elezović 1932: 94).Topoleksemë të cilën e hasim edhe në areale të tjera jashtë truallit shqiptar: Gegafshat në Bashkinë e Petriçit, në rajonin e Bllagoevgradit, Bullgari.

Topoleksemën Gega e hasim edhe në areale të tjera jashtë truallit shqiptar: Gegafshat në Bashkinë e Petriçit, në rajonin e Bllagoevgradit, Bullgari.

Një shtjellim më të gjerë këtij emri i bënMehmet Elezi, i cili, ndër të tjera, pohon: Emri Gegë/Gēg është shumë i përdorur në botën shqiptare, si emër njeriu dhe si emër familjeje (mbiemër). E ndeshim dendur edhe në emërvende të banuara. Vetëm në rrethin e Tropojës tri herë. Në trevën e Gashit është një katund me emrin Gegaj. Një katund tjetër dhe një komunë e gjerë Margegaj (prej Mark Gega), në qytetin Bajram Curri. Dhe një katund i tretë, Gegysen (prej Gegë Hyseni), në anën tjetër, në jug të qytetit Bajram Curri.Gegë gjendet edhe në emra vendesh në Shqipëri të Jugut. Në rrethin e Beratit është një fshat me këtë emër. Sipas Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985) përmendet qysh në shekullin e 17-të. Gegaj, fshat në Kuçovë, Guri i Gegës, majë, në Gramsh e Pogradec, Ahishta e Gegës, majë në Pogradec etj.

Gegë është emër shqiptarësh të njohur, ndonjë prej tyre deri në majat e ndritshme të kontinentit. Karl Gega (Carl von Ghega, 1802-1860), inxhinier austriak me prejardhje shqiptare. Gegë Marubi përfaqëson brezin e tretë të familjes së artistëve të mëdhenj fotografë shkodranë Marubi.

Po Gegë ç’gurrë ka? – pyet më tej Elezi – për të dhënë vetë këtë përgjigje: Nuk dihet saktësisht sa i vjetër është ky emër. Kuptimin fillestar të fjalës Arshi Pipa e lidh me Shqipërinë paraotomane. Ai mendon se me këtë emër të krishterët ortodoksë u drejtoheshin fqinjëve të tyre katolikë. Pse u drejtoheshin pikërisht kështu, cila ishte domethënia e kësaj fjale? Fillesa e saj nga pikëpamja gjuhësore nuk del e qartë. A thua përnjëmend lidhet me latinishten, me emrinGregor?Përse, në ç’rrethanë mbeti? Me sa vërehet, emriGegëështë i përhapur ndër shqiptarë katolikë. Te ortodoksët e Veriut nuk del, te myslimanët jo se jo (përveçse si mbiemër, trashëguar prej të parëve katolikë, siç ndodh me shumë mbiemra të tjerë ose me emra vendesh) (Elezi 2016).

Në qoftë se me emrin Gegë të krishterët ortodoksë u drejtoheshin fqinjëve të tyre katolikë, atëherë ka të ngjarë që me Toskë do të shënjoheshin shqiptarët ortodoksë. Kjo do të thotë se në krye të herës Gegë e Toskë mund të kishin kuptime dalluese konfesionale fetare “katolik”/“ortodoks”. Gjurmë të emrit Toskë (ortodoksë) hasim edhe në Kosovë:

Toska – lagje (Begracë Kaçanik).

Kroi Toskëskrua (Brrut – Opojë).

Vorret e Toskve(Sedllar – Kamenicë).

Te Kodradisa ara të cilat i punojnë Toskët dhe Korbët. (Sedllar Kamenicë).

Kotlinaluginë ku gjenden shtëpitë e toskëve të Sedllarit (Sedllar).

Toponime antroponimike me bazën Shkodër/Shkodran

Shkodra – mikrotoponim në Kosinë të Ferizajt.

Arat e Lugit Shkodrës – ara, dikur prona të ndonjë personi të quajtur Shkodër (Bardhaniq – Gjakovë).

Lugi Shkodrës – lug (Bardhaniq).

Gurra Mehmet Shkodrës (Kralan).

Kodra Shkodranit – kodër (Gërgoc – Gjakovë).

Mali Shkodranit – mal (Gërgoc).

Udha Shkodranit – rrugë (Gërgoc).

Livadhi Ar’s Shkodranit – livadh (Gërgoc).

Emrat e tillë Shkodër, Shkodran janë emra personalë, zotërues të atyre pronave, dhe nuk kanë lidhje me emrin e vendit Shkodër ose me banorin e dikurshëm të Shkodrës (shkodran).

Toponime karakteristike që shënjojnë veçanti natyrore, sociale e antroponimike që lidhen me traditën etnografike të Kosovës

Në territorin e Kosovës, e sidomos në zonën e Rugovës, hasen edhe një radhë topikësh karakteristikë që tregojnë veçanti ose tipare natyrore të kësaj treve, apelativa e topolekema etnografike që lidhen me traditën e vendit, të cilët vështirë se mund të gjenden në hapësira të tjera, si:

Bjeshka e Shtjerrë, Gropa e Bors, Gjelbzina/Gjelbina, Kërshi i Ladurit, Kërshi i Hekurit, Kërshi i Prelverkut, Lugu i Zanave, Livadhi i Gjakut, Livadhi i Nuses, Maja e Kurboge, Maja e Huve, Maja e Shisë, Qafa e Dasmorve, Qafa e Deshve, Maja e Qungjit, Sheu i Qyqës, Vekët e Arit, Thore (Krasniqi 1987: 139), Shteki i Nrikllave (Kabash – Prizren).

Mullini i Zotnisë – mulli i ndërtuar për autoritetin numër 1 në kohën e sundimit feudalospahi për mbledhjen e rentës natyrore turke. Zotnia në fshat ka pasur edhe Kullën me gurë të gdhendur e të rrethuar rreth e përqark me mure prej guri dhe me dyer të forta (porta). Në avli (oborr) ka pasur hambarë, pojata për kafshë, kosha për kallomboq, lëmin etj. Kur kanë korrur në arë, së pari është dashur t’i jepen të dhjetat (më vonë të tetat) Spahiut për pushtetin turk (Ahmet Maloku, Smrokornica – katund n’unazë të Shalës së Bajgorës, Përparimi, 4, Prishtinë, 1963).

Múçëemër njeriu. Sot nuk ka më kësi emri (Haxhaj – Rug.).

Toponime që ruajnë emra vetjakë më të hershëm, të cilët përmbahen te disa topikë të sotëm

Duke gjurmuar fjalorin toponomastik shqiptar, gjejmë atje të dhëna shumë të rëndësishme për onomastikën shqiptare,një lëndë të vlefshme që mund të plotësojë në një masë të mirë mungesën e doku­menteve të shkruara (Gj. Shkurtaj).

Tek toponimet (emërtimet e vendeve) është e folmja e dikurshme dhe e folmja e sotme (Hajri Shehu). Në fushën e toponimisë së Kosovës hasim antroponime të fosilizuara, sot të zhdukur, disa nga të cilët dalin të ruhen tek emrat e disa vendbanimeve (fshatrave, qyteteve): si: Buzajë, Cub, Cyrlak, Çallapek, Dadac, Gomur, Goskë, Grap, Gratë, Gusi, Gjenoviz, Gjilë, Gjylan, Kam, Kazhan, Kavadar, Kokorr/Kukorr, Kopil, Kulam, Kutruoll, Lakmark, Latush, Lulash, Lur, Mak, Muçë, Kokë, Lak, Ladur, Murgull, Papë, Pul, Pur, Peshk, Peqin, Pipshtal, Prek, Prilep, Pukë, Pul, Pur, Purell, Presht, Lisicë, Skarraman, Stuboll, Strugë, Sharban, Shtoj, Shokan, Shosh, Shkodran, Shut, Tikvesh, Tingjoll, Trikë, Vicë, Vidak, Vuçitërnë, Vuth etj.:

Ahishta Kokorrit – ahishtë (Kleçkë – Lipjan).

Ara Cubit – arë (Malaj – Rugovë).

Ara Çallapekit-arë pjellore pranë lumit Drenica (Tërstenik – Gllogovc). Khs. Çollopek – emër fshati në rrethinë e Kërçovës.

Ara Dushmanit – arë (Llugaxhi – Gjakovë).

Ara e Latushit – arë (Marevc – Prishtinë).

Ara Gomurit – arë (Prapashticë – Prishtinë).

Ara Grapit – arë e njëfarë Grapi (Carrallukë – Malishevë).

Ara Kazhanit – arë (Poturovc – Lipjan).

Ara Kukorrit – arë (Kralan – Gjakovë).

Ara Kulamit – arë, dikur pronë e një Kulami (Semajë e Poshtme – Kaçanik).

Ara Laranit – arë, sipas emrit të pronarit (Caravik – Klinë).

Ara Lulashit – arë (Baraini i Epërm – Pejë).

Ara Lurit – dikur ishte pronë e Lurve të Burnikut (Semajë – Kaçanik).

Ara Manreut sipas këtij pronarit (Meqe – Gjakovë).

Ara Plakaj – pronë e lagjes së Plakajve (Shtupeq i Madh – Pejë).

Ara Plakit – arë (Doblibare).

Ara Puk’s sipas pronarit të dikurshëm Puka nga Gjakova (Bërdosanë – Gjakovë).

Ara Shotorrit – arë (Radashec – Prishtinë).

Ara Shutllukit – ara (Mleçan – Malishevë).

Arat e Dadacit– pronë e njëfarë Dadaci (Caravik – Klinë).

Arat e Gucit – ara të njëfarë Gucati (Kralan – Gjakovë).

Arat e Plugit – ara (Bibaj – Ferizaj).

Arat e Shtojvenjë grup arash përreth një vendi butësinë me ujë të mjaftueshëm që quhet Shtoji (Galicë). Khs. Shtoji në Ulqin.

Arat e Shytecit – sipas emrit të ndonjë pronari të dikurshëm (Bardhaniq).

Arat e Shytecit – sipas emrit të ndonjë pronari të dikurshëm (Bardhaniq).

Bunari Vuçitërnës – pus i vjetër. Afër këtij pusi janë gjetur rrasa të varreve (Rogovë – Gjakovë).

Dardha Kokës – pronë e njëfarë Koke. Në këto anë është edhe një fshat me emrin Kokajt (Llashticë – Gjilan).

Dardha Stubollit – mriz në vendin e quajtur Stuboll (Mleçan – Malishevë). Khs. mbiemrin familjar dhe emrin e fsh. Stublla.

Fusha Kutruollit – Kutruqolli mendohet të ketë qenë nga bajraku i Dragobilëve (Vojnik – Drenicë).

Guri i Cyrlakit(Brodosanë – Dragash).

Guri Peshkit – gur, sipas ndonjë emri personal Peshk (Seçishtë – Hani i Elezit). Khs. dhe Peshku fshat në rrethin e Matit; në rrjedhjen e sipërme të lumit Mat.

Gurra Muçë Elezit – burim uji, krua (Pepiq – Rugovë).

Kërshi i Ladurit – shkëmb (Bogaj – Rugovë).

Kërshi Sharbanit – shkëmb (Rada.).

Kërrshi Gog’s – kodër (Kralan – Gjakovë).

Kodra Butinit – kodër (Maznik – Gjakovë).

Kodra Livadhit Gratës – kodër (Vllashki Drenovc – Klinë).

Kodra Skarramanit – kodër (Maznik).

Kroni Butint – krua (Gërgoc – Gjakovë).

Kroni Gusisë – krua (Drenoc – Deçan). Khs. topikun Gusi në Mal të Zi.

Kroni Gjilës (Rezhancë – Hani i Elezit) dëshmon antropo­nimin e Gjili, i cili del të ruhet tek emri i qytetit të sotëm Gjilan.

Kroni Pipshtalit – gjendet në fund të Bokës. Ka ujë pak, por të mirë për pije (Llapçevë – Rahovec).

Kroni Prekit – krua në Fushën e Thatë (Vranoc – Gjakovë). Khs. mbiemrin familjar Prekazi dhe emrin e fsh. Prekaz në komunën e Skenderajt të Drenicës.

Kroni Shutit – sipas personit që e ndërtoi, Shutit (Murgull – Podujevë).

Kroni Tahir Peshkit sipas emrit të këtij pronari (Bardhaniq).

Lisat e Ahmet Vuthit lisa të mëdhenj (Kamenicë – Istog). Khs. topikun Vuthaj në Mal të Zi.

Livadhet e Shokanit – livadhe (Vranoc – Gjakovë).

Livadhi Gomurit – livadh (Prapashticë – Prishtinë).

Livadhi i Shkrelitlivadh (Jabllanicë – Gjakovë).

Livadhi Kokrrit – sipas emrit të pronarit të dikurshëm (Palbardh – Gjakovë).

Livadhi Lakmarkit – duhet nga emrin Lekë Marku (Kleçkë – Lipjan).

Livadhi Ptyçit dikur ka qenë pronar i fisit Ptyç (Bytyç) (Meqe – Gjakovë).

Lugi Lakit – livadh (Pepiq – Rugovë).

Lugi Mërturit – kullotë, mal (Caravik – Klinë).

Lugi Vic’s (Gmicë – Kamenicë) – del të ruhet emri vetjak Vicë, khs. dhe emrin e fsh. Vicë në Malësinë e Tetovës.

Lugu i Kopilit – lug (Pakashticë – Llap).

Lugu i Kopilit – lug i vogël e i pykëzuar dendur (Ortakoll – Prishtinë).

Lugu i Kopilit – lug i vogël e i pykëzuar dendur (Ortakoll).

Lugu i Strugës (Mramor) – ku del të ruhet antroponimi Strug, që e hasim dhe tek emri i qytetit të sotëm të Strugës.

Llazi Papës – rogë (Tërdevc).

Llazi Pulit – luginë, e zotëronte Puli (Pepiq).

Llazi Pulit – luginë, e zotëronte Puli (Pepiq – Pejë). Khs. dhe mbiemrin familjar Pulevski në Galiçnik të Dibrës të cilin e mban rilindësi Gjorgje Pulevski.

Llazi Purit – livadh (Pepiq). Khas. Mbiemrin familjar Purellku (Sërbicë – Kërçovë).

Mali Gostivarit – sipas familjes Gostivari nga Gjakova (Bërdosanë – Gjakovë).

Marka Gjon (Çeshmja e Marka Gjonit).

Mali Lugit Skarramanit – mal (Maznik – Gjakovë).

Mali Shkodranit – pronë e njëfarë Shkodrani (Gërgoc – Gjakovë).

Mali Shoshit – mal (Hereq – Gjakovë).

Molla Shëngjergjit – kështu e quajnë vendin ku takohen territori i Meqes me atë të Cërmjanit (Meqe).

Mrizet e Dervish Kamit, Kodra Dervish Kamit, Prrocka e Dervish Kamit (Hereq Gjakovë) – ku është ngurtësuar emri vetjak Kam, që del dhe tek emri i fshatit Kamjan (Tetovë).

Mullini Gjylanit – ishte pronë e Latif Gjylanit (Baicë – Drenas).

Mullini Tingjollit – e ndërtoi Tringjolli (Kaznik – Rahovec).

Mullini Trikëse ndërtoi Trika (Pavlan – Pejë).

Murgull – emër fshati (Murgull – Podujevë).

Prilepi – toka fushore në fshati Cercë.

Prroni Buzajkës – sipas emrit personal Buzajka që dikur i paska kullotur viçat (Volljakë Klinë).

Prroni i Makut – sipas një bariu nga fsh. Melnicë që quhej Mak, sepse ai kishte ruajtur shumë bagëtinë te ky përrua (Dedi – Shala e Bajgorës).

Prroni Kavadarit (Hajkobillë – Prishtinë); Kroni Kavadarit (Hajkobillë) – ruajnë emrin Kavadar, që e hasim dhe tek emri i qytetit Kavadar në Maqedoni.

Prroni Lugit Garanit – përrua i vogël, gjatë stinës së verës nuk ka ujë (Meqe).

Reka e Cubve – lumë (Prapashticë – Prishtinë).

Roga e Preshtit – rogë (Prapashticë).

Rrafshi Lisicës – livadh (Prashticë).

Stanet e Prilepit – në bjeshkët e fshatit Cercë të Istogut (Cer.).

Shpella e Pul’s – shpellë ku qe mbytur një vajzë që quhej Pulë (Malishevë).

Shtojt (Te) kompleks livadhesh e arash në Galicë, që ndodhen ndërmjet lagjeve Fetahi e Lahi, më afër lagjes Fetahi (Galicë – Drenas).

Tikveshikodër mbi Klinë (Klinë). Khs. emrin e qytetit Tikvesh në Maqedoninë e Veriut.

Toka e Vuthit – ara (Poçestë – Pejë). Khs. topikun Vuthaj në Mal të Zi.

Trojet e Goskës – thuhet se janë të moçme më se 1000 vjet (Pepiq – Rugovë).

Trojet e Gjenovizit (Koliq – Prishtinë).

Udha Hajdar Zazakut – arë, rrugë (Caravik).

Vidak(Bunari i Vidakut).

Vorret e Toskve(Sedllar – Kamenicë) – ruajnë patronimin Toskë.

Vorri i Peçinit(Rakoc) – khs. emrin e qytetit Peqin në Shqipërinë e Mesme.

Vorri Kaçanikit – varr i një personi të quajtur Kaçanik (Bec – Gjakovë).

Vorri Shaqir Llapit – varr në Ledinë të Agës, i Shaqir Llapit (Zhabel – Gjakovë).

Zuçi Purellës – ara të familjes Purella (Gaçka e Poshtër Ferizaj).

Toponime që shënjojnë pjesë të anatomisë së trupit të njeriut

Brija Vetllave – lëndinë në mal në formë të vetullave (Volljakë).

Guha e Pirrakutnjë copë mali në formë gjuhe të mprehtë, me lisa të mëdhenj qarri e thana të vjetra që nuk u mbahet mend mosha (Galicë).

Hunat e Poshtme kodrina të vogla, dikur ishin mal, por tani janë ara (Malishevë).

Hunat e Sipërme kodrina të vogla, që dikur ishin mal, por tani janë ara (Malishevë).

Kërdhokllat e Nepoles – hapësirë që ka formën e kërdho­kullave, nëpër të cilën kalojnë rrugët (Jabllanicë – Gjakovë).

Korrizi Likenit – vend i ngritur si kurriz (Dabishevc – Prishtinë).

Kurrizi – maja e Likovatës, e drejtë dhe e gjatë si kurriz (Llashticë Gjilan).

Qafat – vargmale në formë qafe, që lidhin Galicën me Mikushnicën dhe përbëhen kryesisht nga qarri, bungu, dëllinja, mollë e egër dhe dardhë e egër (Galicë).

Qafa e Madhe (Tu) – qafë mali (Bistricë e Shalës).

Qafa e Lisit t’Madh – qafë mali ku ka pasur një lis të madh (Dedi).

Kurrizimaja e Likovatës, e drejtë dhe e gjatë si kurriz (Llashticë).

Rruga e Korrizit – është si kurriz (Jabllanicë).

Toponime apelativash

 Curri Haxhës – shkëmb i lartë e i thepisur në pronat e njëfarë Haxhe (Kabash).

Gurajavend shkëmbor (Sankoc – Drenas).

Guraja e Dytë(Vërhovc – Drenas).

Guraja e Parë(Vërhovc).

Guraja e Tretë(Vërhovc).

Gjelbina – vend me ujë të njelmët (Brojë)

Gjelbishtat, Kroni Gjelbishtave, Rrallinat, Rrafshi Drisht etj.

Kodra Pllanës – kodër (Pepiq – Pejë).

Malishta(Vërhovc).

Oborrishtat – ara afër trojeve (Vllashki Drenovc).

Pllana-livadh (Pepiq – Pejë).

Pllana Kadri Bajra – livadh, pronë e Kadriut (Koshutan – Pejë).

Rrotullaçe-livadhe në formë rrotulle (Vuçal – Drenas).

Rrotullaki Madh – livadh (He.).

Rrotullaku i Nezirit-livadh që ka formë të rrumbullakët (ShtV.).

Shpatina-(Vërhovc).

Vorret e Kuale – lëndinë ku janë groposur kuajt (Dedi).

Vorri i Ukut – vendi ku është vrarë edhe është groposur një ujk (Dedi).

Mund të jetë një imazh i 1 person

(Marrë nga numri i 11-të i revistës “Akademia”©)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës këtë të mërkurë nisi një operacion policor…