Kosova në vazon e pestë, Shqipëria në të katërtën

21 nëntor 2018 | 15:51

Pas mbylljes së fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, tani vjen radha e kualifikimeve për “Euro 2020”. Ndonëse Kosova ka arritur të kalojë si e para në grupin e saj, do të luajë në kualifikime për Evropian. Ajo është përcaktuar në vazon e pestë, ku pritet që përballë të ketë disa kundërshtarë të fortë. Në vazon e pestë është edhe Maqedonia, e cila është kundërshtare e radhës për Kosovën në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. Ndërsa Shqipëria është një vazo më lartë, pra në të katërtën. Shorti për kualifikimet e “Euro 2020” do të hidhet më 2 dhjetor.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.
Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loret Sadiku përfundimisht do të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.…